Hajde di shelege o po në një koshtë


Hajde di shelege o po në një koshtë

Hajde di shelege, o po në një koshtë,
njëra ishte rusë edhe tjetra zogë.
Kur i hipin shkallat, ngadalë si pata,
helqin ferexhetë se i dogji vapa.
Hijnë që të dija lart n’ato divane,
duken në mes shoqesh si di kapetane.
Kupucët vidhello, çarapkat me vija,
tundu moj bajame, se ta shkoi selvija.
Ruaje pikn’ e ballit se mos ta prish lija,
që të dija motrat, të bukra të dija.

Vrohona – Gumenicë

Këngë popullore nga Çamëria