
HAJDE TË UROJMË NJË PENË
Muza ime arrakate, hajde të urojmë një Penë
Ti kokëkrisur si gjithmonë, ik…moj ik se,s’ta kam ngenë!..
Me art të shkruar e velur,deri në grykë ngarkuar
Tingulli që, po dëgjojmë, plas… e nuk më lë pa shkruar…
E vogëla si floriri, qelibar dhe në karatë
Flauti në buzën tënde, ç’më vërvit në qiell të shtatë…
Pyje,kroje Labërie, nëpër to dhe cicërima
Veshin ,seç ma përkëdhelën , cinxër, bilbil, kanarina….
Me shpirt muzë ligjërimin, qënkan të dy nga një derë
Ku të duash derdh urimin , vaji në lakra do t’bjerë!…
Një tavolinë e bukur artistike, ku promovoheshin vlerat e publicistit dhe studiuesit dinjitoz Pano Hallko,atmosferë e cila u bë dhe më e bukur nën tingujt e flautistes , Parashqevi Hallko Çipa!..Është kënaqsi të marrësh urime nën tingujt e flautit!.. Suksese të dy artistëve dhe kënaqsi që isha e pranishme në këtë sofër të gëzueshme arti!..