Hajduti i himenit..!-Ardian Muça


Hajduti i himenit..!

Ku je moj lugate,,?

T’i aromë trëndelinë.

Sanës s’ë asaj nate.

Më ndeze yllsinë..!

Sa të doja moj keçe.

Po reagoje si ftunjë.

E ëmbël s’i trileçe.

Te dora ime pije ujë.

Sa prita të vij dita.

Për ty moj gjeraqinë.

Në heshtje vitet vërtita.

Për keçen prita rininë.

Te shtegu dola,të prita.

Për ty se bëra jaranin.

Qenve u gërthita…

Tinëz mos më hanin.

Tek ty m’u shkri irisi.

Nga ojnat mbeti hutuar

Në gjunjë sevdalliu vithisi

Të puthte hiret latuar.

Me lulet në lëndinë.

I thurëm dy krenore.

Në gjunjë lutëm perëndinë.

Për kurorat tona hyjnore.

Kur erdhi çobani.

I’u hakërrua qenit.

“Si ta mori rrufjani,

nektarin e himenit”?!

Copyright Ardian Muça!..

About Post Author