…Sot kujtojmë atë, që “tullat” për të ngritur shtëpinë e lavdisë së vetë në artin skenik, kinematografik shqiptar, i modeloi e i prodhoi vetë në skenë, në sheshe xhirimesh, gjithë strukturë rebelike…
Ajo i rrinte përball, vetëm avantgardës, e sfidonte. Ajo e ndjente nervin e përparësisë së aktit.
Asaj bote Partia, ju ndërtonte mediokrëve militantë, shtëpi lavdie.
Ajo ishte mikja ime e denj. Kacafyteshim për toleranca arti, shoqërie por prapë kafen e mëngjesit e ndanim së bashku te i famshmi bar “Mishel”, në prani të penëbukurit geg të Nikaj Merturit, Fran Ukcama.
E kush tha se do të vdes Hajrie Rondo.
Do të mjaftonte “tisi në faqe” te gruaja e Lym Kepit te filmi “Nëntori i Dytë” që ajo të rrijë gjall pêrgjithmonë…
@kotepetraq
