Hakani Koçiraj:Macja dhe pëllumbi


Hakani Koçiraj

Një mace e zezë

gati për sulm.

Një pëllumb çukit thërrime,

i bukur si pëllumb.

Sapo macja sulet

me këmbë e me thonjë,

pëllumbi i bardhë

fluturonj…

E në fluturim e sipër

një gëlasë i lëshoi,

duke e lënë macen

me gisht në gojë…

I mençuri në këtë rast

me siguri do thosh:

“Më mirë se të mburresh me thonjtë,

është të dish të fluturosh”.

About Post Author