HANË
(Varjant tjetër)
Ka kohë qe s’kemi folë moj hanë
E sonte du me t’u rr”fy,
Kam aq shumë me folun me ty.
Hanë sonte du me t’thanë,
S’e plagn’ zemra ma nuk e mban,
Jetën shumë po e due moj hanë,
Po e due si kurrë ma par.
E kjo moj hana ime po më vret,
S’e jam msue me ba si due,
E tash zemra nuk po më vet,
Bon qysh di, s’po muj me komandue!
Zjarr dashunie hanë më ka gjet,
Si kurrë më parë po më djeg,
Pa më thuej moj hana ime ti,
Ç’ka t’boj unë, ma s’po dí?
