Hani dhe veziri i madh-Shqipëroi Agim Xh Dëshnica


Hani dhe veziri i madh.

Shqipëroi Agim Xh Dëshnica

Jetonte në këtë botë një han* . Ky na kishte vezir të parë**, një njeri të urtë. Kur hani shkonte për të parë zotërimet e veta merrte gjithëmonë

pas vezirin .

Një herë veziri i urtë i tha:

-Madhëri, do të qe mirë të ndërronim petkat tona e të vishemi me zhele, atëhere do të mësojmë më mirë se çfarë mendon populli për ju dhe vartësit tuaj.

Hani e miratoi  mendimin e vezirit. U ndërruan dhe vajtën nëpër fshatra .

Iu afruan një jurte të vetmuar. U lutën ta kalonin natën atje. I zoti i banesës nuk i pranoi meqenëse  gruaja në ato çaste po lindëte, por ajo tha :

-Lëri të hyjnë. Nuk është mirë të mos i pranojmë udhëtarët për të fjetur.

Dhe i shoqi  ftoi hanin me vezirn e urtë të hynin brenda.

Miqtë hynë dhe u  shtrinë për të pushuar.

Befas dëgjojnë britmën e të posalindurit. E zonja e shtëpisë kishte lindur djalë.

Veziri qeshi.

-Pse qesh ?-pyeti hani.

-Mendova për një çast se ky fëmijë nesër do të jetë dhëndër i juaj dhe sundimtari im- u përgjegj veziri – ndaj më erdhi për të qeshur: sa i çuditshëm qenka fati i njeriut..

– Kjo nuk do të ndodhë kurrë !- klithi hani. Si mund të martoj vajzën time të vetme me të birin e një njeriu të thjeshtë.

-Ç’do gjë është e mundur në botë.- tha veziri i urtë-askush s’e di në mëngjez  se ç’do të ndodhë në mbremje.

Ato fjalë e turbulluan hanin. Vendosi ta blejë djalin dhe pastaj ta vrasë,

Zbardhi mëngjezi. Miqtë  po gatiteshin për t’u nisur. Hani u tha të zotërve të jurtës:

-Ma shisni fëmijën. Do t’u jap si shpërblim një kallëp floriri sa një kokë  kali.  

Gruaja i thotë burrit:

-Ne përsëri do të kemi çilimijë. Le të na jap miku kallëpin e floririt dhe ne atij  i japim beben. Pranë njeriut të pasur djali ynë do të  jetë si s’ka më mirë.

Hani e bleu vogëlushin, e mbylli  në një syndyk druri dhe e hodhi në lumë. Lundroi syndyku dhe ngeci te rrjetat.

Me të ardhur peshkatari, u hodhi një sy rrjetave dhe pa arkën e drunjtë.

E ngriti kapakun: i shtrirë, një vocërak po flinte.

Peshkatari kishte tetë kalamaq. Familja  e vet rronte gjysëm e uritur. Si mund ta ushqente të nëntin ? Peshkatari desh ta hidhte syndykun në ujë, por e shoqja nuk e la.

-Me që zoti na e solli në prag të shtëpisë, le të rrojë e të rritet tek ne.

Dhe kështu  në familje u shtua  një djalë.

                                      *

                                    *   *

Kaluan vite. Hani  me vezirin po vizitonte sërish zotërimet e veta.

Rrugës u ndalën t’u japin ujë kuajve. Disa fëmijë erdhën pranë për të

parë dy  kalorësit me veshje të shtrenjta.

Veziri i pa dhe qeshi.

-Përse qesh ?- pyeti hani.

-Vështroi mirë, madhëri, këta çuna. A e sheh ndërmjet tyre  atë djalkë  të bukur ?

-E shoh-tha hani.

-Ai do të bëhet dhëndëri yt.

U zemërua hani :

-Ç’thua kështu ti? Gjithë kohën më tregon dhëndurë të thjeshtë.- Bijën tme nuk do ta martojë kurrë me kësi dhëndurësh.

-Gabohesh madhëri. Fati nuk është përherë në dorën tonë- ia priti veziri i urtë.

Hani u shqetësua. Thirri pranë peshkatarin dhe e pyeti:

-I kujt është  ky çun ?

-Tani është im bir, por  e kam gjetur kohë më parë në një syndyk.

Na u shqetësua hani edhe më.

-Ma shit mua. Do të jap një kallëp floriri sa ty në këmbë.

Peshkatari pranoi me gëzim.

E dërgoi hani  çunin me një letër në dorë  te veziri i dytë:

” Prurësin e kësaj letre vrite menjëherë.”

Mbërriti djali te veziri i dytë; I dorëzoi urdhërin e shkruar nga hani. Veziri e pa dhe i erdhi keq të vriste një krijesë aq të bukur ndaj vendosi ta mbajë pranë.

  •                                        *

                                          *   *

Kaluan dhe disa vite.

Çuni u rrit dhe u bë një djalosh i hijshëm e shtatëhedhur.

Dikur hani e pa dhe njohu në të, birin e peshkatart. U zemërua shumë

dhe thirri vezirin e dytë. E pyet:

-Përse nuk paske përmbushur urdhërin tim?

Veziri pranoi fajin, ra më gjunjë :

-Falmë, sundimtar- Nuk mnda të ngreh shpatën mbi një fëmijë të bukur ,

 të mençur dhe të  pafajshëm.

Hani mori vendim ta varte  në litar djaloshin. E thirri pranë, por shi në atë çast, ia arriti një kalorës i pluhrosur dhe e njoftoi se armiku kishte kaluar kufirin e mbretërisë dhe po shkretonte fshatrat në ato anë. 

Kështu hani nuk mundi të vinte në jetë çfarë kishte vendosur.

Shkruajti një letër me nxitim dhe e urdhëroi  t’ia dorëzonte  vezirit të urtë dhe u nis për në luftë.

Djali mori letrën, kaloi nëpër bahçenë e lulëzuar të hanit,  u shtri në bar, ndën një pemë dhe e zuri gjumi.

Por në bahçe në atë orë çupa e hanit po shetiste me shoqet  e veta. Njëra rej tyre e pa tek flinte dhe i bëri zë vajzës së hanit. Vasha u mahnit nga bukuria e pazakontë e djaloshit dhe na ra në dashuri. U ul më gjunjë dhe e puthi. Në duar pikasi një letër. Bukuroshja e hapi dhe pa urdhërin: “Të varet menjëherë!”

E zhduku letrën dhe në vend të saj shkruajti  një tjetër:

” Paraqitësi i kësaj letre dua të bëhet dhëndëri im. Urdhëroj  ta kurorëzoni me bijën time me një gosti të madhe.”

E futi vajza e hanit letrën në xhepin e djalit dhe pastaj shkoi e kënaqur me shoqet në pallat.

Djaloshi me t’u zgjuar ia  dorëzoi urdhërin  vezirit të urtë.

Në vend të trekëmbëshit me  litarin lidhur lak,  ai u gjend mes një gostie madhështore dhe kështu u bë dhëndër me nuse nga oborri  i hanit, e vetmja çupë e tij.

                                            *

                                          *   *

Tre vjet qendroi larg Hani, në luftë  me armiqtë. Kurse nusja, vajza e tij  vetme,  në këto kohë na lindi dy djem.

Në vitin e katërt mbërriti lajmi  se hani po kthehej me fitore.

U shqetësua e bija e hanit dhe i thotë të shoqit:

-Babaii im është njeri i rreptë. Por do të zbutet kur të shoh dy nipërit e vet. Eja marrim fëmijët tanë dhe i dalim përpara ta presim.

Dhe kështu u bë. Morën vogëlushtët dhe dolën  të takojnë hanin ngadhnjimtar.

Por ai nuk desh t’i shihte me sy as ata, as dy nipat.

U zemërua shumë ndaj së bijës, që me kokën e saj na ishte martuar me një njeri që nuk ishte nga sëra e vet.

 Hani urdhëroi :

-Heret në mëngjez, porsa të hapet furra e bukës  njerriun e parë, që do të shfaqet aty  ta hidhni në zjarr.

Veziri pa vonesë u dha furtarëve udhërin. Natën hani thirri të shoqin e vajzës  dhe i tha:

-Shko  para mëngjezit te furra e bukës , prit sa të hapet dera dhe hyr i pari. Vështro  si punojnë furtarët dhe si plotësojnë porositë e mia.

Vete dhëndëri për të kryer ato ç’ka i tha vjehri sundimtar. Kaloj nëpër bahçe dhe dëgjoi ligjërimin  e bilbilt.

Aq bukur  këndonte zogu,  sa që dhëndëri I hanit e humbi, u ul posht një peme dhe harroi se ku duhej të shkonte.

Hani pati një dëshirë të zjarrtë , të shihte me sytë e vet, sesi do të digjej 

i biri i peshkatarit.  Ndaj u nis për te furra e bukës. Porsa kaloi pragun e kapën furrëtarët dhe hodhën në zjarr.

Djaloshi pasi dëgjoi blbilat iu kujtua porosia dhe vrapoi për te furra.

U thotë furrëtarëve:

-Jam  i dërguar  të marrë vesh  se si kryen porositë e hanit .

 – Urdhëri i tij është plotësuar pikë për pikë. Njeriu i parë që u paraqit tani është bërë hi.

Në mëngjez oborrtarët kërkuan hanin. Morën vesh se ai,  nuk dihet përse qe përvëluar nga zjarri në furrë.

U mblodh atëhere populli  për të  zgjedhur hanin e ri.

 Doli në shesh veziri i urtë dhe thirri:

-Njeriu më i mençur dhe më i ndershëm ndërmjei nesh është dhëndëri i

të ndjerit han.  Ai meriton të jetë sundimtari ynë.

Dhe populli me gëzim  zgjodhi  djalin  nga gjiri i vet, për han.