Hani me dy porta-Kristaq Turtulli


Për ju, një fragment të shkurtër nga romani shumë i sukseshëm, botuar katër herë

HANI ME DY PORTA.

‘Eh! Shiu bie kur retë nuk mbajnë dot më peshën, dhe lotët e nënës bien kur zemra e lënduar nuk mundet ta mbajë dot më dhembjen. Por unë nuk duhet që qaj. Nuk dua dhe nuk kam më lot të qaj. E përse duhet të qaj kur e gjithë qielli dhe bota është në vaj, prej dhembjes së nënës.

Unë si nënë e di mirë: ligësia dhe zilia, janë ndjenja të tmerrshme, tinëzarë, vrastare, shkatërruese, ato jetojnë brenda njerëzve të vegjël, shërbëtorë të bindur të sistemit.

Ligësia dhe zilia është fuqia e njerëzve të ligj, të cilët jetojnë si zvarranikë, në kënetat më të qelbura te njerëzisë, vriten dhe vrasin, u marrin jetën njerëzve të gjorë, të pafajshëm, mizoritë atyre u duhen vogëlsira, në detin e madh të hidhësisë.

‘Dreq kohe qënka kjo: fëmijët rritën dhe plakën shumë shpejt. Prapë së prapë është aq e brishtë lukthi i nënosë. Eh, e brishtë nga jashtë e plakur nga brenda’.

Kristaq@Turtulli

Botuar më 1996 Tiranë

Botuar, më 2009 Amerikë në gjuhën angleze

Botuar më 2021 Tiranë

Botuar 2022 Prishtinë, Kosovë.

May be an image of 2 people and text