I numroj tuj ndie ritmin e tyne…
gërsitjen mbi brinjët e tokës q’i n’përtes i hedhi ,n’shpejtim,
largohem ,nën pelerinën e heshtun t’nji kohe shterp ,kaq t’egër,
qi m’vret kahdalë grimcat e shpirtit tim.
Ndjej t’ftohtin q’i m’përkëdhel e si nji virus m’hyn nën lkurë,
tuj lshue nji brimë q’i muret e nalta shemb ,zemra ime ,
muret e saj bien gur ,përmbi gur.
T’rrënum…
t’copëtum ,tana muret i shembëm,
urat i prishëm ska ma as lot,
as hije q’i na ndjegun n’kujtimet tesh t’vdekna.
Fund !
Sot e mot.
Eci….e vetme , nuk ndjeku kënd ,as due ndjekës…
Veç do lule q’i shkatërroj n’largim,
do gjethe t’vyshkuna tesh ,t’pajeta,
q’i m’kujtojnë eshtna t’gjallësh t’vdekun,
q’i lemeriten n’kët kohë mizerabile pa shërim.
Nën za ….
Nën za them do fjalë tesh q’i përsëris prej kohet ,
( kam ikë ),
e hapat e mij rrahin tokën tuj shfrye zemërimin e çastit ,
( për diku , drejt nji horizonti t’ri pa frigë ).