Hapësira memece
Dashuria
dhe zhgënjimi,
Pylli i zi
I pa krehur,
Si nate
e mbyllur,
..ne akorde pianoje
Dhe psallme
prifti..
si sëpata
mbi kokën
e te dënuarit,
me vdekje.
Te kërkova..
Ne mesnate..
Ti ishe
Ngatërruar,
me bocat
e gazetave,
ne lajme
pa kuptim..
me ndjesinë
time,
me seksin tënd.
Gishtat
ngatërrohen
ne flokët
e natës,
si ushtaret
ne llogoret
e fronteve,
ne harbimin
e kohës
ku vdekja
dhe jeta
kërcejnë
si te marra..
E ikura
qe c, bere.
ne erërat e asgjësë.
Harbohen
Klounët e vdekjes
Mbi hapësirën
memece
te shqiperis,
si ne grafikat
e Gojes
egërsisht
pafundësisht.
Ne alarmin
e gjumit
Portretet
c, behën,
Kasolle
te braktisura,
Si anije
te mbytura,
Nga kohet
e harruara,
Me the ik…
Dhe shiu Binte
Si muzikë,
e vjetër
Te tilla dite ,
Qe rrëshqasin,
Si servilat
E zyrave
Te krimbura
Me dëngla ,
Demokracie..
Ku dermitet.
Opozita,
Dhe populli
Trhanan,
Për dimër
E ka bere,
Ky vende
Ne stilin
e fasuleve,
ngre ,
mitin e qepëve,
teksa te gjithë
me flamur
marshoni
dhe vërshoni
s, dihet për ku,
dhe se ku…
i lashë
te gjitha
komisarin
borgjez
dhe beun
punëtor,
te gjithë
bëjnë seks.
Me grilat ulur,
Mbi gjinj ,
Prostitutash
Akordoin
Referendume
Plane
Projekte
Kombëtare.
Dhe pijne
Si romuli
Demokracinë..
Baballarë
te mire,
misionar.
Madhështor,
Te pordhve.
Portokollare.
Ik , ,
me tha
Esenini,
Akoma atje…
Kur ne palce
te atij dimri
qielli
tere arna
qe me re
dhe ti
me kërkoje
dhe unë
ty te kërkoja.
Karuseli
i ndryshkur
i orëve
kish ndaluar.
Para seksit,
Pasionet,
Enderrat,
Ceberi,
Zeusi,
Shefat
E personelit.
Fillon
para seksit
Ti se di….
Duket…
kështu seksi
çdo sekondë.
Troket
si sahati
I harruar
i kullës
Ku laraskat
bëjnë simfoni.
Ne madhështinë
e ëndrrës.
dashurisë
dhe pasionit.
Ku veç emrin
tënd përmendja,
ne shkreptim
te rrufës,
ne fërkimin
e gjoksit tënd
siç qemë
te shtrire,
si kostilacjon
yjesh
asgjë
nuk mendonim.
As venitjen
e kohës.
Gjethet
dhe yjet
qe binin,
mbi këtë.
Qytet
Te ndyre.
ne torta
zhgërryer
dhe fjalime
me desh
dhe kërcënime
dhe raki.
Te ikim ,
me the ti..
si Ikori
te fluturonim,
mbi detin
e asgjësë,
ne asgjë…
Gishtat
ngatërrohen
ne floket
e natës,
si ushtaret
ne llogoret
e fronteve
ne harbimin
e kohës,
ku vdekja
dhe jeta
kërcejnë
si te marra.
mbi detin
e asgjësë
ne asgjë…
LAD BIZHGA@