Hapja e parqeve kombëtare për zhvillim rrezikon humbjen e burimeve natyrore ekonomike të vendit-Nga Dr Selman Mëziu


Nga Dr Selman Mëziu

 Nën rrogoz, me qetësi varfanjake,  me oreks oktapodësh‘’…në rrethe të ngushta brenda autoritetit shtetëror gjatë sezonit veror,..,,kanë filluar debatet, diskutimet, përplasje pikëpamjesh e mendimesh, çirrjet neveritëse,  argumente boshe ‘’…për të ndryshuar legjislacionin mjedisor që rregullon dhe kontrollon administrimin e zonave të mbrojtura të vendit.,,(Artan Rama, Cit. Channel 14.12.’023).

Rruga Perlat Lure 2023

Skrapata:Rruga Maliq-Lozhan i ri-Selcë

Propzime absurde në emër të zhvillimit

 Nuk duam të kthjellojme lexuesit e thjesht, përdoruesit e të mirave e dobive të ekosistemit pyjor si mase e gjelbërt e material drunor, se cilat janë rolet, ndikimet, efektet pozitive të Parqeve Kombëtare, në ekonominë kombëtare, sepse tanima botimet e shumta në shkrime artikujsh, librash, udhëzuesish, gazetash, revistash etj janë të shumta. Në çdo rrjesht, paragraf, faqe janë paraqitur në nivelin shkencor të kohës, të kuptueshme, të zbatueshmesi modele ndërgjegjësimi, pune, për masat e popullit të thjeshtë mbi rëndësine shumë planëshe të kësaj pasurie natyrore të pa zëvendësueshme.

  Fatkeqësi e madhe deri në e pa riparueshme, kur nuk  kuptohet qartë ky rol parësor i këtyre ekosistemeve pyjore të organizuara, të ligjeruara si të veçanta, si vende me pasuri pyjore të pa prekshme kur deputeti Fadil Nasufi duke marrë nën sqetullën e vet edhe  dymbëdhjetë deputet socialist kërkojne ‘’me zjarre e hekure,, liberalizimin e ligjeve në emër të ‘’ndërhyrjes për zhvillim,, në Parqet Kombëtare dhe Zonat e Mbrojtura.

  Kreu i tyre, me ‘’forcën e arsyes,, të gjoja ‘’ishujve të izoluar,,trumbeton me zanin e një bajrektari të pasurisë natyrore pyjore se:“Shqipëria nuk e ka luksin që të tkurret në pamundësitë e zhvillimit, duke mos shfrytëzuar 21,4 % të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura me politika ndalimi ose bllokimi, duke i konceptuar zonat e mbrojtura si ishuj të izoluar, ku mungon prezenca e turistëve…,,(A. Rama, Cit. Chan.14.12.’023)

Propozimi i këtij deputeti, ndjekur si delet tufën nga 12 deputetë të tjerë socialist, marrin guximin, pa njohur situatën bioekologjike, vlerat mjedisore, shkencore e të ardhurave nga turizmi, kërkojne futjen e investitorëve jo për mbjellje, jo për kryerjen e mbarështrimit të tyre, jo për ruajtjen dhe ripërtritjen e qenjeve prodhues klorofile të Parqeve Kombëtare, Natyrore,Zonave të Mbrojtuar, por për investime me hapje udhësh makinash, ndërtime hotelesh etj. Pra me ligje vendosur nga Kuvendi Popullor të shkatërrohen pa kurrëfarë përgjegjësie morale, pa kurrëfarë argumenti shkencor, virgjëriae tyre (po qe se mund t’a shkruajm??). Në këto ujra fitimesh të mafies së ndërtimeve, kënaqje oreksesh të biznesmenëve të ndryshëm, për t’u pasuruar sa ma shumë që të jetë e mundur në kurrize të natyrës,  deputetet  socialist me dashje kanë rënë në kthetrat e tyre të ryshfeteve e miqësirave. Kështu ,që ato kërkojne një rizhdukje tjetër,  të këtyre ekosistemeve me mekanizmin e votës dhe të ligjeve.

   Ndërsa del në mbrojtje të këtyre xhevahireve të gjelbërta natyrore Zv/Ministria e Turizmit dhe Mjedisit,Almira Xhembulla, e cila reagoi qartë e me forcë para deputetëve se ‘’Disa milionë turistë që vizituan vendin gjatë këtij viti, kishin treguar interes për turizmin e natyrës, ekoturizmin, apo turizmin rural.,,(A. Rama, Citizens Channel 14.12.’023)

   Për të ndihmuar këto deputet të heqin dorë menjëherë nga këto propozime ogurzeze, të gënjeshtërta, të pa mbështetura në statistika zyrtare për këto ’ishuj të izoluar, që janë Parqet Kombëtare, Zonat e Mbrojtura le t’iu  drejtohemi shifrave e mendimeve të Ministres së Turizmit e Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi,  e cila’’… theksoi se gjatë vitit 2023, rritjen e numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura, i cili ka arritur në 4.5 milion. (Turist, S.M),,  (06.01. 2024)   dhe më tej ‘’ …turizmi solli 3.2 miliard euro në Shqipëri gjatë 9 muajve.,,

Natyrshëm  gjithë secili shtron pyetjen: A ka brenda realitetin e turizmit në Parqet Kombëtare dhe Zonat e Mbrojtura, pretendimet e deputeti Fadil Nasufi i  cili mendon se shoqatat e shumta mjedisore, deputetët e opozitës dhe pjesa dërmuese e socialistëve  na i kanë ‘’konceptuar zonat e mbrojtura si ishuj të izoluar, ku mungon prezenca e turistëve…,,?

   Nga sa shkruajtëm ma sipër mbështetur ne fakte zyrtare e titullares të Ministrisë përkatëse, absolutisht jo. Këto pretendime fshehin pas shtysat e coptimit të pergjegjësive mbi parqet natyrore e kombëtare ne mes bashkive, për të hyrë me skavatora, hekure e çimento duke shkatërruar natyrën, miliona gjallesa e arkitekturën peisazhistike mrekulluese, që janë dashur shekuj për t’u krijuar stacione relievesh, toke, klime të tilla bio ekologjike me shumëllojshmëri gjallesash biologjke dhe të shoqërimeve drunore, shkurrore, barishtore, kafshëve, shpendëve deri te gjallesave një qelizore, të cilat janë krijuar në harkun e mijëra vjetëve në bashkëpunim e bashkëveprim si zingjir bio-ekologjik në gjirin e pyjeve.

Kërcënimet e tru shpërlarëve të së gjelbërtës vazhdon

Parqet Kombetare e Zonat e Mbrojtura kanë qenë në harkun kohor të tridhjete e tre vjetëve nën kërcënimin zhdukës nga zjarret e përsëritshme, të vazhdueshme, të bandave të çetnikëve të ‘’armatosur,, me motosharra e kamiona të tonazheve të ndryshme duke premun në masë të drurëve shtatëgjate në pyjet shekullor pa përfillur ligjet biologjike të këtyre sistemeve biologjike të gjalla biomasë prodhuese, dhe rregullat e shkencës të silvoteknikës.  Zhdukja pothuajse plotësisht e Parkut natyror ‘’Bredhi i Drenovës,, në Korçë, i Parkut Kombëtar ’’Liqenet e Lurës,, në Dibër të Poshtëme etj etj. Janë dëshmi e zhdukjes të kësaj pasurie të krijuar në mijëra vjeçarët. Ku vetëm natyra bujare me shpirtë mirësinë e saj, po përpiqet të shëroi plagët e veta shkaktuar nga njeriu dhe shteti anarkik barbar.  Shembujt e ma sipërm e mrekulli të tjera të kësaj pasurie janë zhdukur e nuk kthehen ma kurrë në gjendjen e ekosistemeve pyjore, me bashkëshoqërimet e tyre tipike dhe me pasurinë e shumtë që kishin në gjirin bioekologjik të tyre.

 Ndërsa sot në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të njëzetë e njëjtë, përsëri godasin me shpatën e randë, të pamëshirshme të zgjedhurit e popullit,  përfaqësusit e tij legjitim të ndërhyn brutalisht, duke shkelur konventat ndërkombetare, demokracinë tonë të brishtë si sofër bujare ku duhet të marrin pjesë pylltarët, doktorët, që shërojne, mbrojne, shtojne pyjet,  fshatarët përqark tyre, që jetojne me burimet e tyre natyrore.

     Dhe ja faktet kokëforte që mbarë populli duhet t’i dijë e veproi urgjentisht kundër tyre me metodat demokratike. Rregulli i vendosur nga Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin që, ‘’Zhvillimi i seancave të mbyllura online i ndalon gazetarët për të qenë prezentë, fizikisht në sallë,,(A. Rama, Citizens Channel 14.12.’023). Në ketë luftë kërcënues ka hyrë edhe kryetari Arben Pëllumbii cili po pregatit projekt ligjin për t’a shtruar në seancën e rradhës të mbledhjes sëKuvendit Popullor dhe“një draft i këtyre ndryshimeve, i ka kaluar, prej disa ditësh edhe Këshillit të Ministrave.,, ndërsa ai betohet duke rrahur gjoksin ‘’në emër të natyrës dhe gjelbërimit.,, (A. Rama, Citizens Channel 14.12.’023)

    Dhe më tej tru shpërlarët e së gjelbërtës kërkojn motive e argumente të reja për të ‘’martirizuar,, natyrën e pafajshme, arin e gjelbërt, pasurine e konservuar të natyrës dhe ja :Janë ndryshimet e klimës që na rrezikojnë zhdukejn e ekosistemeve pyjore të Parqeve Kombetar e Zonave të Mbrojtura natyrore. Janë zënia me punë e fuqisë punëtore në afërsi të këtyre perlave natyrore.

  Fatkeqësi, e shumë fishtë e cila i drejton e frymezon në gllabërimin e këtyre sipërfaqeve  të shejta, të gjelbërta, është vetë Kryeministri Edi Ramai cili në fjalimin,mbi Parkun atyror të ‘’Lumit Vjosa,, me 06.12.2023   motivon ndryshiemt e  ligjit te me sipërm:

  1. Neve na duhet turizmi i luksit për njerëzit e zakonshëm.

2-Kërkese të një numri gjithnjë e në rritje të kryetarëve të bashkive që janë të vetëdishëm për konservimin.

3-Presionin e madh për zhvillim ekonomik

    Këto janë ‘’argumentet,, e tyre për këto ndryshime në mbrojtjen e Parqeve Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Mendojme dhe nga të ashtuquajturat argumenta janë bërë edhe ndryshimet po të qellimshme si ma sipër:‘’Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Janar 2022:

5-Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Qafë Shtamë” nga “Park Kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura) në “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura),..  Ndërsa ka qenë me vendim të Keshillit të Ministrave, Nr. 102,datë 15.01. 1996 , e shpalli Park Kombëtar.   Lind pyetja një vitë më parë ju hoq padrejtësisht vendimi ‘’Park kombëtar.,, Ndërsa tani liberalizohet mbrojtja, e lejohen punime të kategorive të ndryshme. Mos vallë synohet dobësimi i mbrojtjes së pasurisë natyrore për t’iu hapur udhë ndërtimeve të formave të ndryshme?

  15-Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore “Kune–Vain–Tale dhe Patok–Fushëkuqe–Ishëm,, shpallur “rezevat natyror të menaxhuar.,,   Si mund të ndërhysh me hapje udhësh e ndërtime hotelesh e fshatrash turistike në këto mjedise natyrore kur aty ndodhet një pasuri biologjike mjaft e çmuar:‘’Natyra ka krijuar këtu një bimësi të shumëllojshme. Brenda ose ne gjirin e mbrojtjen e tyre ku vegjetojn 277 lloje drurësh, shkurresh e bimësie barishtore. Ndërsa kafshe, shpendë, insekte gjënden mbi 341 lloje.,,(Sito në Gogle të ‘’Kune–Vain–Tale,,)  Një pasuri e tillë kombëtare mund të propozohet pa ngurrim  të shpallet ‘’Park Kombëtar,, dhe jo të ndërhym me kafshime skavatorësh, çimentim e hekurzim të mjediseve biologjike dhe rezervateve natyrale të pa çmueshme.

Argumentim për njohje dhe udhë zgjidhjet

   Përse vallë shoqatat e ndryshme mjedisore, pylltarët, ekologjistët, opozita dhe shumë deputetë socialist janë për t’a lanun natyrën të qetë, të vetërregullohet vetëvetiu, pa shpenzime financiare? Pa i shkaktuar plagë të pashërueshme shkatërrimtare, të pakthyeshme të përbërsve biologjik të pyjeve, natyrës në përgjithësi, me maragaritarët e saj të gjelbert, me një arkitektur peisazhistike e pozicionuar në mijëra vjeçarët.

  1. Në Parqet Kombëtare të Italisë dhe të Europës ka shumë rregulla e ligje tepër serioze, të ‘’egëra,, si, nuk mund të hapësh udhë makinash e t’i shtrosh ato me asfalt, nuk mund të kryesh ndërtime, sheshe, mure mbajtëse rrugësh me mure gurë çimento, nuk mund të bëjsh betonime edhe për shtylla ose hunj për rrethime, nuk mund të lëvizesh me paqet duhani e shkrepse nëpër parqe, nuk mund të presësh ose të nxjerrësh nga pyllli, kurrëfarë materiali biologjik, qoftë, fidana, krande, gjethe, humues deri te shpendët e kafshët për të gjuajtur, kurrë, por edhe të ngordhura, nuk mund të punosh me mekanizma motorik,e që bëjnë zhurmë ose të flasësh me za të lart etj, etj.
  2.  Punimet e deri tanishme si hapje udhësh, tunelesh, ndërtime të ndryshme, kanë qenë,dhe vazhdojne të kryhen, të gjitha jashtë kritereve teknike për nga mbrojtja e respekti ndaj mjedisit natyror. Ato nuk realizohen, kryhen, bëhen në përputhje me rregullat e ligjet që ka dhe zbatojn shtete evrropiane.Kjo mjafton të hedhish një vështrim edhe shkarazi, në skrapatat e hapura dhe atyre, ku lëshohen materialet e ngurta si në Rrugën e Arberit,  udhës Qukës-Qafë Ploqe, autostradës Elbasan-Qafë Thanë, Maliq-Lozhan i Ri- Selcë, Perlat-Lure Arras, Zabeli i Trocit Sukë Qafë Draj Reç, Ura e Mesit-Dukagjin etj.

Do të hidhërohesh, ulëritësh, zemërohesh, revoltohesh nga kafshimet shtazarake të pyjeve, tokave ku jetojne gjallesat e shumta  duke mbushur shtratet e përrenjëve, lumenjëve e shkatërruar qindra hektar pasuri pyjore. Nga skrapatat dhjetra metrash e hedhur ato poshtë traseve të reja pa pike përgjegjesie e respekt për natyrën.Këto shembuj e qindra të tjerë kanë shkaktuar dame kolosola ne mjediset gjeografike dhe hapsirat ekologjike duke shkatërruar arkitekturën peisazhistike mrekullues. Ndërsa nga ana psikologjike duke dërmuar besimin se politikëbërsit vërtet nuk mbrojne as me ligje, rregulla e kontrolle zbatimi në mbrojtjetë mjedisit, tokës djepin e mijëra gjallesave frymarrëse, zbukuruese e gjallëruese të mjediseve të egëra në pyje livadhe e lendina në gjeografine e relieveve.

  •  Meqënse deputetët e zgjedhur  nuk kanë kurrëfare ideje se çfarë janë në të vërtet Parqet Kombëtare dhe Zonat e Mbrojtura,  po japim  përcaktimin e gjashtë qëllimeve mbi rolin dhe funksionin e Parqeve Kombetare e Zonave të mbrojtura, mbajtur ne Karaks  në vitin 1992.
  • 1. Mbrojtja dhe ruajtja e zonave (pyjore, kullosore) që shquhen për gjendjen e tyrenatyrore, bukurinë mrekuelluese dhe kulturore, si burime frymëzimi dhe pasurish të pakthyeshme.
  • 2. Ruajtja  e ndryshueshmërisë të gjallesave jetëmbështetëse të ekosistemeve, llojeve të ndryshueshmërisë gjenetike dhe proceseve ekologjike.
  • 3-Mbrojtja e llojeve dhe varieteteve gjenetike për të cilat ka nevojë njerëzimi, në veçanti për ushqim dhe mjekim.
  • 4. Mbrojtja e peisazheve  që pasqyrojnë një histori të njeriut  me mjedisin.
  • 5- Plotësimi i nevojave  shkencore, edukative, çlodhëse argëtuese e shpirtërore të shoqërisë.
  • 6. Të ofroi (të japë mundësi S.M) përfitime për ekonominë  lokale e kombëtare dhe të jenë modele të një zhvillimi të qëndrueshëm për t’u zbatuar kudo ku e kërkojn nevojat. (M. Dida, N. Dragoti, G. Kromidha, Gj Fierza,Zo. Mb. dhe Par. Komb. f. 134, Tiranë 2003)

**

*

     Duke shkatërruar ekosisteme natyrore krijuar nga natyra për gjatë shekujve trushperlarësit e gjelbërt të 12 deputet socialist, është e pa dobishme që qeveria, pylltarët të shpalline mbjellin fidana pyjor në ‘’Muaj Pyesh e Vit Pyjesh.,,

Ekonomitë, masivet pyjore me shumëlloje sistemesh natyrore të qëndrueshme, me bashkësitë e shoqërimeve’’të situr, të përzgjedhur e përshtatur nga natyra,, njeriu, silvikultorët nuk mund t’i krijojn kurrë ndonjë herë. Ato janë produkt i specializuar i natyrës në shekuj.Prandaj politika shqiptare këto trushpërlarëte gjelbërt duhet të ushqehen me ‘’njohuritë teoriko shkencore mbi klorofilën e gjelbërt, mbi rolin e saj absolut në zhvillimin ekonomik, kulturore dhe edukative të jetës njerëzore e tjera, pa shkaktuar katastrofa të tilla ekologjike. Tani ja si shprehet në studimin e tij ‘Në çdo gjethe është jeta.,, studiuesi Franko Bertareli‘’Sipërfaqet e gjelbërta, ‘’hapsirat shume të medha të gjelbërta,,  pra pyjet dhe parqet (natyror, artificial pranë qyeteve S.M) me shtrirje shumë të gjerë, janë një nga armët për zvoglimin e ajreve helmuese në natyrë… Një pyll  vepron praktikisht si pasqyra ujore. Dhe më tej pylli thith lagështinë, zvoglon per rrjedhojë mjergullën, siguron një klimë te qëndrueshem me temperatura me diferenca shumë të vogëla në mes atyre më të ultave e më kulmoreve.,,(Franco Bertarelli ‘’Ogni foglia  e vita.,, in ‘Le frontiere dell uomo.,, p.251, Le Monnier 1972) Qëllimi  e objektivi kryesor i politkbërsve duhet të jetë krijimi i mundësive e mënyrave për t’i rigjalleruar, ripërtrirë se paku, t’i lenë të qeta këto pasuri natyrore, në zhvillim normal biologjik, nën ligjet e natyrës. Ndërsa njeriu, duhet të veproi mbi ato nën kujdesin e projektet e mbarështrimit,vetëm kështu ai vepron me kulturë, dituri e respekt kulmor mbi ato.