Harabeli dhe milingona-Vilson Mersinllari


Një ditë një harabel harrakat dhe përtac

kish hipur në majë të një dege,në një arrë

shikonte milingonën poshtë dhe zgërdhihej

që me mund po hiqte,një kokërr gruri zvarrë.

Dhe menjëherë tek milingona fluturoi

kokrrën e grurit,shpejt ja rrëmbeu

në sytë e saj të lodhur dhe rraskapitur

ai menjëherë kokrrën e grurit shqyeu.

E përsëriti këtë rast për disa herë

dhe milingona me vete,ne çast u mendua

ta shikojmë këtë radhë,o harabel i keq

a do ma marrësh kokrrën e grurit mua ?

Shkoi milingona dhe gjeti një cifël xhami

që i ngjante ajo shumë,kokrrës të grurit

dhe u bë si shumë e lodhur si e raskapitur

po e tërhiqte ciflën e xhamit,ajo anës murit.

Harabeli po rrinte në të njëjtin vënd

sa pa milingonën me të shpejtë u sul

por cifla e xhamit në ngjyrën e grurit

të shkretit harabel në fyt ju ngul.