“Harlisje” në dimër”-Nga Përparim   Hysi


(cikël me poezi)

Nga Përparim   Hysi

1. E çfarë më shumë?

E,çfarë më shumë se përshëndetje,
A do mundja tjetër,vallë?
Jam i kapur prej një brenge,
Është një brengë veç nga një mall.

Mall i rritur,si rastësisht,
Po rasti a nuk është”mbreti i botës”?
U lidhëm,mandej,sinqerisht
Sa më luan për ty çarku i kokës.

Ndodh si me një pemë të sapombirë
Që zë e rritet dhe hedh shtat
Kështu dhe ne,u ndjemë mirë
Nga miqësia e sinqertë që po zgjat.

2. Nostalgji

“Sulmoj” një tufë me femra si me tërsëllimë
Atë,më të bukurën,e kam vënë  ndër këmbë
E kam vënë ndër këmbë,e bëra “fërtele”
Kur? Jo tani.Ka ndodhur atëhere…

Atëhere,atëhere,shumë kohë më parë
Në moshën rebele,kur isha unë djalë.
Tani kam veç dëshirën,por mungon fuqia
Dhe në pleqëri.më bren nostalgjia.

Fuqi më nuk kam,por kam neps
Sa shoh një të bukur,ghë-ghë,një lemëz!
Ghë-ghë një lemëz dhe hiç nuk pushon
Eh,moj nostalgji,sa shumë më mundon!
3. Pse?
Pse më dukej e pamundur?
(Këtu,larg, më është kollaj)
Që të puthja,moj e bukur,
Shkova kot:dreqi t’më hajë!

E ke ditur,e ke parë
Një vështrim nga unë,si lutje,
Po ta them,tani kokëbardhë:
Unë desha veç një puthje!

Që të puthja dhe pastaj,
Le të bëhesh kiameti
Tani ta pohoj kollaj
Sa po vuaj unë,i shkreti.
4. Brenga

U bë plot një muaj
S’ke ardhur tek klubi
Sado je e “huaj”
Mua diçka më humbi.

Vërtet vije çift
Dhe rrije karshi
Syrin tënd me bisht
Ma shkelje gjithnji.

Ngriheshe për të ikur
Diçka lë si”peng”
Me syrin e ndritur
Më dërgon një”brengë”

Brenga mbetë tek unë
Sa të vish prapë
Rehat nuk fle gjumëMbushur me merak.
5.”Vdiqa”
Unë”vdiqa” për një buzë
Ca më shumë për ata sy
Nëse”vdiqa” për një buzë,
Më ngjall buza që ke ti.

Buza jote është”ilaç”
Është”ilaç” që s’do “spicer”
“Vdekjes” sime i thotë:-Plaç!
SE më është mjaltë e sheqer.
6. Mikja

Mu në”dimër të moshës”,
Unë kam zënë një mike
Se ende unë jam”joshës”
E kam dhe vërsnike.

 S’e kam vetëm mike,
Por edhe vërsnike
Dhe syri  mos na”zëntë”
Një gjysh,me një gjyshe!

Një gjysh e një gjyshe
Pa si? Apo qyshe?
Mu në dimër të moshës
Kërcejmë”vallen dyshe”.
7.Unë

Dje i freskët si llokum
Sot i thinjur e për lumë
Prapë jam i mbushur”huqe”
Dhe shikoj për”buzëkuqe”.

Bëj sikur ende s’jam plakur
Harroj moshën që ka vajtur
Mosha shkoi,po s’më lë nepsi
Shoh të bukurën,më zë stresi.

GJasme e ndjej veten mirë
Dua të”kullos” qelepir.
Nuk ndryshova hiç unë
Kot,or,kot më zë me shkumë.
8.E,si mundem?

E,si mundem që të qetësohem,
Kur nuk të shoh më ty?
Kam hak që të sheqtësohem,
Se je e shtrenjtë për mua ti.

Se ike kështu si papritur
Nga ti nuk kam asnjë lajm
Jam krejt si i roitur
Çdo çast:si në alarm!

Aspak nuk ndihem mirë. 
Ngarkuar jam me shqetësim ,
Jam si i dehur,pa pirë,
Moj mike që ike në mërgim.9. Në…

Në po thahesh dhe në po fishkesh
Natyrisht, e ke nga vitet
Unë nuk pres që prapë të “rihesh”
Se në vend i kam”çeçitet”.
Për mua,prapë ke atë sharm
Që ma kishe në të ri
Unë prapë atë mall kam
Se je e madhja dashuri..
10. Kur të vij aty

Ato shkallë do  t’i gjisë,
Do t’i ngjisë me një frymë
As që pyes prej pleqërisë
Se nga malli jam bërë tym.

Kam vënë flatra si dragua
Tjetërsuar nga dashuria
Kush më del përpara mua
As që pyes nga pleqëria.