Rrënjë të pangjashme
Trungut tim
Të më ngatërrohen
Zbërthimeve pa emër,
Eshtnash,
Venash
Të harlisen cungut,
Plisave,
Pa shkas
Gjakun.
T’na përziejnë,
N’turbullira dherash
Që su përkasim
N’përkime.
Të njëanshme
Që sfilisin shpirt
Që huazojnë atdhe
E përgjakin bijtë
Po ne
Rendim etërve tanë
Ku shqipet
Krenohen shkrepash
Rrënjësh,
Tokave të bekume
Qumështit,
Rozafat,
Dhe mbarë në të gjithë kalatë
E trojet arbënore
Atje
Ku lutemi prore
Adhurimesh
Për bijtë heronj.
Rrënjë
Që do të mbesin
Pa u shujt ndër votra.
Brezash
