Harrove të jetosh filmin e jetës tënde?Paola A. Mucodemi


Paola A.Mucodemi

Nëse për t’i bërë të gjitha “perfekte” ti nuk arrite te jetosh as edhe një pjesë të jetës tënde!

Gjithmonë do bëhen gabime.

Njerëzit do të të mërzisin dhe do t’i mërzitësh.

Njerëz që do hyjnë në jetën tënde dhe kur të dalin, as emrin nuk do të ta mbajnë mend.

Njerëz që do vijnë për të na bërë versionin më të mirë të vetes tonë.

E në qoftë se ti humbet brenda “nëse-ve” te tua, nuk do dorëzohesh kurrë!

Nuk mundesh t’i parashikosh të gjitha, nuk mund të jesh aty ku është mendja dhe ndjenjat e tua në atë çast…

Nuk mund të jesh as mburojë për shigjetat e njerëzve, nuk është heroike të mendosh se mund t’i shpëtosh të gjithë dhe gjithçka…

Por… mundesh të jetosh.

Mund të bëhesh protagonistja e filmit tënd.

Mund ta “presësh” dhe “qepësh” sipas masës tënde.

Mund të përshtatesh si ta kërkon shpirti.

Mundesh të jetosh.

Duhet te jetosh.

Sepse, ka një sekret aq të madh që, sapo e dëgjojnë do e harrojnë përsëri…

Pa prova, pa përsëritje, pa shfaqje të dytë në këtë film.

Është një herë e përgjithmonë!

Jetoje….

#paolamuçodemi

#jetatëjepetvetëmnjëherë