Kur linda unë,nënës i iku qumështi i gjirit …
Linda në mëngjes,dita sa kishte zbardhë
Qeshte dhe lotë gëzmi i rridhnin prej syrit.
Harxhinjtë..,tek sheshi,sapo kishin ardhë. !
Erdhën në oborr,e plot zhurmë,hodhën valle..
Me zë të lartë,uruan nënën time dhe tim atë..
Nëna digjej ethesh,fytyra ngjyrë portokalle..
Nga gjoksi,i dilte me zhurmë ,kolla e thatë..!
Më mori harxhesha,më mbështolli me fustan
Motër,djalit do ti jap unë qumësht,nga gjiri im!
I nxorri dy gjinjtë e sajë,sa një kokërr bostan….
Kur unë fillova të pija,buzëqeshte gjithë gëzim!
Festë në obor,klarinetës i binte Braho Selameti
Kërcenin e këndonin,komshinjtë dhe harxhinjtë
Harxhofkë e bukur ,tre vakte në derë na mbeti. .
Duart plot unaza,në qafë i shkëlqenin florinjtë. .!
Njërin gji e pija unë,tjetrin djali i sajë sy shkruar
Këtë harxheshkë ,na e solli Zoti i madh në derë
Në gjuhë të sajë dhjetëra ninulla,më ka kënduar
Ajo harxheshkë,thoshe nëna,ishte një pranverë !
Një ditë sheshi mbeti i shkretë,ikën u bënë erë
Harxheshkën e bukur,ooh,nuk e pamë më kurrë . Erdhën plot harxhinj të tjerë,në dimër e në verë..
Vitet ikën një nga një,.e unë i vogli ,u bëra burrë !
Kushedi,mbase flasin gurët,ose qumështi gjirit
Një harxheshkë plakë,erdhi një dite tek shtëpia.
E njoha nga fjalët e nënës time,e njoha prej syrit.
S’harrohet qumështi nënës,s’harrohet fëmijëria..!
Nënës,ka tre vjet,që s’ja dëgjoj zërin si kanarinë
Që nga dheu na e dërgoi arxheshkën mëndeshë
U bera dhe njëherë i vogël,e dua unë fëmijërinë..
Kushdo që të jep gjinë,ishte e mbetet Mbretëreshë !

