Tirane 27 korrik 2023.
DEKLARATA qe parakaloi ne heshje sot ne sheshin Skenderbej nga ora 9.00 deri ne oren 11.00.
DEKLARATE!
Ne bashkatedhetaret shqiptare ne trojet tona historike dhe kudo ne bote, te mbledhur sot me 27 korrik 2023 ne Tirane, ne 110 vjetorin e Konferences se Ambasadoreve ne Londer me 1913 dhe te 10 vjetorit te takimit mbarekombtar kunder vendimeve te saj, mbajtur ne Tirane me 2013, ne pergjigjje te thirrjes se shoqates Shendeti Moral Shqiptar, vendosem te miratojme e paraqesim kete Deklarate per mosnjohjen e kesaj Konference ne lidhje me caktimin e kufinjve te Shqiperise.
1-Nuk i njohim e pranojme kufinjte shqiptaro-shqiptare te caktuar ne kete Konference pa dijenine, pa pjesemarrjen perfaqesuese dhe pa vullnetin e lire te shqiptarve si komb rrenjes i ketyre trojeve.
2-Nuk njohim e pranojme pushtimin e fshehte britanik amerikan pervec pushtetit tone kombtar me troje te lira e te bashkuara, ne cfardo ndertimi shteteror qe te zgjidhet nga shqiptaret dhe popujt vellezer e fqinj ne perberje te rajonit dhe te botes.
3-Nuk pranojme ushtri te huaja, baza ushtarake te huaja apo fuqi te tjera te pushtetit boteror me seli ne Londer dhe ne qendra te tjera me ndikim te shumefishte e te shumekohshem per mbajtjen te ndare te shqiptarve, mohimin e pronesise mbi trojet e tyre, mosnjohjen e perkatesise dhe pastrimin etnik si shkalle e fundit per zhdukjen e nje qyteterimi te gjalle fillimor ne Mesdheun Lindor.
4-Ne paqe dhe ne bese me popujt vellezer dhe fqinj do ti zgjidhim vetem midis nesh dhe ne gjuhet tona amtare cfardo mosmarreveshjesh historike, te cdo natyre qofshin, dhe nuk do te pranojme ndermjetes te huaj.
5-Nuk do te hyjme ne lufte, (pervec asaj mbrojtese) per te zgjidhur apo marre me arme ate qe na eshte marre tradhetisht me marreveshje tavolinash nga fuqite boterore te kohes, vendime qe mbahen ne fuqi edhe sot, dhe qe per te mos paguar borxhet po kerkojne ta mbyllin me debimin perfundimtar te shqiptarve dhe sjelljen ketu te popullsive te huaja.
6-Do te kthejme te drejten tone te mohuar pa tejkaluar dhe shkelur te drejten e te tjereve. Te kthejme vellazerine dhe fqinjesine aty ku na nxisin luften dhe hasmerine, kurthet dhe pabesine dhe te shtrijme mardheniet ndershteterore gjer ne heqjen e kufinjve me popullsine e hershme dhe te shumte te gjakut dhe te gjuhes, (apo dygjuhesise) qe i perkasin rrenjeve tona.
7-Te zgjojme dhe te ngreme qyteterimin tone fillimor ne kulture bashkohore ku cdo shtetas te jete sherbyes i perunjur dhe i devotshem shteteror dhe cdo shtetar te ndjehet ne detyre udheheqes kombtar si shembull morali per njerezimin mbare. Pa fituar betejen me shembelltyren e erret te hajnise drejt se ciles qellimisht na kane shtyre ata qe e kane simbol te qyteterimit te tyre nuk do mund te ngrihemi nga rreziku dhe te gezojme lirine dhe bashkimin qe na burojne nga historia.
8-Midis Lindjes dhe Perendimit, midis zanafilles qyteterimore dhe bashkohesise boterore, me bindjet fetare dhe laike te lira, te mbrojtura me ligj e te pranuara ndersjelltas vellazerisht ti japim jete nje shoqerie pranuese nderfqinjesore kundrejt cdo fuqie te huaj qe kerkon te na percaje e sundoje. Te mbrojme me krenari e guxim vlerat kombtare, fytyren tone stergjyshore ku Toka, Gjaku dhe Gjuha te jene paresore ne nje bote te ndryshme por te lire e te drejte ku cdo popull te jete vetvetja dhe zot ne shtepine e tij.
9-Nuk e pranojme pengmarrjen shekullore te politikes dhe as te popullates migruese, sidomos te pasviteve 90 qe nen masken e luftes kunder komunizmit,(te cilin ju vete e sollet per te sabotuar bashkimin kombtar) dhe me joshje per prona kontinentale apo pushtet boteror si mashtrim perendimor per te braktisur trojet synojne zhdukjen e shqiptarve si komb.
10-Gjithe fatkeqesite tona historike, sidomos pas fillimit te krijimit te shteteve-kombe e gjer me sot e kane nje emer dhe shkaktar te fshehte; kjo eshte Anglia qe u ngrit si pushtet boteror nga shkaterrimi, (pervec te tjerave), i Perandorise Osmane ne bashkpronesi te shqiptarve me origjinen e te cileve besojne se kane te perbashket edhe te tyren. Vellezer ne gjak dhe armiq ne gjuhe e kulture? Jeni ju qe i keni humbur. Qe t’ju pranojme gjakun na pranoni gjuhen dhe kulturen.
11-Te ngreme Mesdheun ne vendin e vet dhe Mesdheun Lindor ne shtylle morale te botes duke e bere, (institucionalisht) edhe me koke ashtu sic ka qene gjithmone. Paqe dhe bese midis supershteteve qe s’dine c’bejne as ata vete per shkak te vullnetit njerezor te dale jashte kontrollit. Te carmatosemi perballe agresorve? Jo! Te mbrojme nga shkaterrimi boten njerezore dhe jeten mbi toke. Te kthehemi ne origjine si te barabarte e te barasvershem parimisht me cdo qenie te gjalle, me bimet dhe kafshet, si teresi te qeni e perbashket, ku ligjet njerezore te burojne nga ata jetesore duke ju sherbyer te gjitheve njelloj ne permbushjen e nevojave. Gjithe industria e luftes ne bote mund te kthehet ne pyllezimin e shkretetirave qe te shpetoje edhe Mesdheu dhe jugu i Europes para se te jete vone. Kemi vetem kete Toke si fole te Jetes ne univers ku njeriu per te rrojtur ne te gjithmone duhet te jete jo shkeles dhe kercenues por mbjelles dhe mbrojtes i saj.
12-I gjithe sistemi politik boteror si maredhenie shoqerore, (ku futet edhe Demokracia) eshte ne gjendje kundershtie, (paradoksi) sepse pershpejton ne menyre te pakthyeshme zhvillimin e papermbajtshem njerezor gjer ne lufte te pergjithshme ne prag te se ciles ka ngecur njeriu. Sidomos pas zbulimit te Amerikes ku Perendimi u kthye, (pervec te mirave), ne nje qyteterim te eger krimi, i shfarosjes se vendasve dhe pushtimit boteror te shtangur sot perballe te ardhmes, me celesat e armeve berthamore ne dore.
13-Kaluan 110 vjet nga Konferenca e Krimit. Ku jemi? Heshtje! Sa me shume ta fshehesh gjenocidin qe pasoi kunder shqiptarve dhe pergjegjesine para historise aq me shume thellohet tronditja nga pasiguria e pergjithshme ne nje bote dyshimesh dhe pabesishe qe perfundojne ne humbje per te gjithe. Nuk ka ceshtje te drejte pa zbuluar dhe pranuar te verteten. Te shkojme drejt saj pa ndeshkim e hakmarrje, duke u ngritur mbi ndasite me fuqine e faljes, per nje Rend te Ri Boteror ku te ulen armet dhe te ftohet Toka.
14-Po te shohim me vemendje sa na ha syri prej ketu ku jemi, ndertimet qe ngrihen perqark, kemi perplasjen e gjithe qyteterimeve qe nga fillimet. Mashtruesit e Medhej mbi nje shesh betejash te vjeter per te shkulur nga rrenjet nje qyteterim fosil te gjalle, ende germadhe. Prandaj duhen mbajtur larg, qofte edhe me vringellime armesh, brenda ketyre kufinjve te pafat, per sa kohe nuk na pranojne Fytyren Perkatesore ne harten e botes.
15-Te krijojme dhe veme ne pune fuqine e origjines me pushtet te pare forcen morale, driten e endrres qe na ngjiz si njerez dhe na mban shoqerisht ne kembe. Te drejten per te qene ketu ku jemi, ku pushteti me i larte te mos jete ai i hajnise, i parase dhe armes, por besimi ne Njerine si kuptim i se Mires. Ku Tjetri ne bote te jete njesoj si vetja Jote. Ku pushteti politik te mos perdore energjine e votes per lartesimin e piramides shteterore per ta shkarkuar si rrufe mbi te Tjeret ne bote por per gezimin e bashkesise; ”E jona” duke cele lule e fara per te gjithe te Gjallen pa i hyre kurkujte ne hak. Ku zhvillimi teknologjik shkencor, qofte edhe mbinjerezor, si permbushje nevojash te mos na kercenoje mbi koke e rrezikoje Token. Ku cdonjeri prej nesh, pa perjashtim, te jete pergjegjes ne Pergjim, ne Vendroje per gjithcka ndodh ne bote, gjer ne sakrifice, per t’jua lene ate te banueshme pafundesisht brezave te rinj.
