Hasan & Irma Kurti: “I ricordi di un medico”


Hasan & Irma Kurti: “I ricordi di un medico”

OLTRE IL MARE

Viaggiavamo in Italia nel periodo primaverile, solitamente nel mese di marzo o aprile. La natura era coperta di verde, i raggi del sole erano sereni e gradevoli, il desiderio di viaggiare era grande.
Durante il nostro soggiorno, io e mia moglie potevamo finalmente far cessare la nostalgia per le nostre figlie e nostro nipote, passeggiavamo e ci sedevamo nel giardinetto al centro della città, dove incontravamo i nostri compaesani, conosciuti o meno. Le conversazioni con loro spesso degeneravano in accese discussioni sulla politica. In quei momenti mi sembrava di non aver attraversato il confine: non mi trovavo in Italia, ma in Albania, dove la gente chiacchierava solo di politica. Allora trovavamo una scusa e ci alzavamo dalla panchina allontanandoci di corsa, come inseguiti dalle loro grida. Ci dirigevamo quindi verso la fermata dell’autobus, aspettando il numero cinque diretto a casa di nostra figlia.
Nel giardinetto le panchine erano quasi sempre occupate, specialmente le domeniche, dalle badanti che lavoravano per gli anziani e avevano un giorno libero a settimana. Quando non ce n’erano, ci sedevamo assieme agli altri che stavano già lì, prima del nostro arrivo. A volte iniziavamo a parlare di cose futili, che avevano a che fare principalmente con il tempo e le sue previsioni.
Camminavamo spesso in via XX Settembre, una delle più belle e movimentate di Bergamo. Era una strada selciata e, su entrambi i lati, si trovavano negozi di moda. Le passeggiate con il viavai della gente mi ricordavano il boulevard principale della mia città, Elbasan. Ero convinto che quel viaggio del marzo 2006 sarebbe stato come tutti gli altri: avremmo incontrato le nostre figlie, avremmo fatto una visita all’ospedale per mia moglie (dato che recentemente aveva avuto problemi di salute), poi saremmo tornati alla nostra patria.
Non potevamo né sapere né immaginare che quella primavera avrebbe invece segnato l’inizio di un lungo e doloroso percorso.

Tratto dal libro: “I ricordi di un medico” di HASAN KURTI e IRMA KURTI, pubblicato dalla casa Editrice Kimerik, Italia, 2020.

PËRTEJ DETIT

Ishte pranverë kur udhëtonim për në Itali, zakonisht në muajin mars apo prill. Atëherë natyra ishte e mbuluar me gjelbërim, rrezet e diellit ishin të paqta e të ngrohta dhe dëshira për të udhëtuar ishte e madhe.
Gjatë qëndrimit atje unë dhe ime shoqe Sherifja çmalleshim me vajzat dhe nipin, bënim shëtitje dhe uleshim në lulishten në qendrën e qytetit, ku takonim bashkatdhetarë të njohur dhe të panjohur. Shpesh bisedat me ta degjeneronin në diskutime të zjarrta për politikën. Në ato çaste më dukej sikur nuk e kisha kaluar kufirin, sikur nuk isha në Itali por në atdhe, ku njerëzit flisnin vetëm për politikën. Atëherë ne të dy sajonim një shkak dhe ngriheshim nga stoli, duke u larguar me hap të nxituar, a thua se britmat e tyre vazhdonin të na ndiqnin nga pas. Drejtoheshim për te stacioni i autobusit, për të pritur numrin pesë, që do të na çonte në shtëpinë e vajzës.
Në lulishte stolat ishin pothuaj gjithnjë të zënë, sidomos të dielave, nga kujdestaret që punonin për të moshuarit dhe kishin një ditë të lirë në javë. Kur nuk kishte vend, uleshim me të tjerë, që i kishin zënë përpara se të vinim ne. Ndonjëherë fillonim biseda për vogëlsira, që kishin të bënin kryesisht me kohën dhe parashikimet e saj.
Rëndom e përshkonim më këmbë rrugën “XX Settembre”, një nga më të bukurat dhe më të gjallëruarat në Bergamo. E veshur me kalldrëm, në të dyja anët e saj shpaloseshin dyqane të modës. Shëtitjet me vajtje-ardhjen e njerëzve më kujtonin xhirot e dikurshme në qytetin tim, në Elbasan.
Isha i bindur se ai udhëtim i marsit të vitit 2006 do të ishte njëlloj me të tjerët. Pra, do të takoheshim me vajzat dhe me nipin, do t’i bënim ndonjë vizitë në spital sime shoqeje (meqë kohët e fundit kishte pasur probleme shëndeti), për t’u kthyer pastaj në atdhe.
Nuk mund ta dinim dhe as ta parandienim se ajo pranverë do të shënonte fillimin e një rrugëtimi të gjatë dhe plot vuajtje për ne.

Marrë nga Libri “Kujtimet e një mjeku” shkruar nga HASAN KURTI e IRMA KURTI, botuar në Itali nga Shtëpia Botuese Kimerik, 2020.