E Përkedhelura
Asaj i pëlqen të bëjë përkëdhelira
përveçse i pëlqen edhe ta dua shumë
vetëm për një fjalë lëshon ca vetetima
po për një të puthur, ta dini sa vuaj unë
Kërkon t’ja zbresësh, Hënën edhe Yjet
ti ketë pranë edhe kur është në gjumë
vesën e mëngjesit e do ti lagë buzët
e nuk harron të pyesë, se sa e dua unë ?
Vrapon e bëhet copë, kur do të zerë një flutur
që herët në mëngjes mbi lulet plot aromë
ju s’keni parë një vajzë kaq të përkedhelur?
Më pyesni çfar të doni ! E do t’jua them unë!
Haxhi Dikolli
