Hëna blu e thellë
Në një natë të qetë
Në shumë zemra luan
Me të tjera, qan dhe qesh.
Sytë gacë të ndezun,
Luten në vetminë e qiellit
Xixëllojnë yje
Përtej perde resh
Shkëlqejnë, dhe ndrijnë
E kërkojnë në shpirt, dashni.