Hëna e Korabit-Ilmi Cani


Më shkel syrin, përtej kreshtës.

Syri artë seç më josh.

Loz me hënën kukafshehtas.

Sy ndër kreshta, syverdhosh.

E m ‘ përdridhet; qafash, kreshtash.

Rob i hënës lozonjare;

Fytyra e ëmbël rrumbullake

Herë- zanë; herë shtojzavalle.

Rob i malit, zot i malit.

Hëna mi ngatërron ëndërrat.

E më sjell, zell’ në e djalit

E më ndezi hëna këngët

Lozonjarja e KORABIT.