HËNA E LAJTHIVE


Hiqmet Mehmetaj

Nuk kisha parë shkurre lajthie,

Ishte rastësi, kur ndodhesha ushtar,

Suleshim degëve, diku në juglindje,

sigurisht, kur fruti ish pjekur, ish tharë.

E ku e mendoja unë fatlumi

se zemra ime do të më ishte ndarë

nga sytë verbuese të një nuseje,

bamirëse për mua beqarin qyqar !

Dhe ja një buzëmbrëmje me shumë mund,

te shkurret e lajthive u bë takimi,

plantacioni nisi kokrrat t’i shkundë,

përshëndeti buzëmbrëmjen ku plasi” tërbimi” .

Sa herë që ty, lajthi, të shtrojnë për të ngrënë,

kujtoj nusen engjëllore me emrin HËNË.

About Post Author