Një natë me hënë e dua fort,
E shoh me sy dhe s’ngopem dot,
Me të shoqëri kam patur shumë,
Në netët e gjata, netët pa gjumë.
O Hënëzë ! O krijesë e rrallë !
Sa shumë gjëra, nga lart ke parë !
Nën dritën tënde, çfar nuk është bërë,!
Dëshmitare okulare gjithmonë ke qënë.
“Syri” yt është shumë i madh,
Çka bëhet poshtë ,e sheh nga lart,
Sa djem e vajza ty të kanë uruar,
Dashurinë e tyre e ke bekuar.
Sa puthje e përqafime ke parë,
Grupe të rinjsh, serenatë duke kënduarë,
Aleatja më besnike, për t’a ke qënë,
Por ti asnjëherë s’ke folur një fjalë.
Brënda vetes mban shumë sekrete,
Gjithçka që sheh, e mban për vete,.
Sikur me gojë të flisje ti moj hënë !
Njeriu më i mirë do të kishte qënë
