HËNA, VLORË, TË VESH ME AR, TË VESH DIELLI ME ARGJEND…
“Fjalët më morën për dore dhe më çuan në udhën e zogjve”. (Lui Aragon)
Mes blerimit, kaltërsisë
ngrihesh ti, Vlora e kuqe,
ti peshën e historisë
gjithnjë e mbajte mbi supe…
Malet përreth si kurorë,
ti si perlë buzë detit,
luftërat kujtime të zgjojnë,
me pushkë u rrite në shekuj…
Kur rënkonte deti pranë,
det me heroizma linde,
historia det me dallgë,
ti ece me nota himnesh…
Vlorë, mbi malin me këngë,
se je bijë e trimërisë,
heroizmin ke në rrënjë,
gjoksi yt kthyer stuhisë…
Një helmetë shpuar nga plumbat,
në të zogjtë kanë bërë fole,
në qiell ngrihen pëllumba,
jetojmë në paqe ne…
Vlorë, histori me yje,
gjithnjë e kuqe flamur,
ti vullkan dhe djep lirie,
nuk u gjunjëzove kurrë…
Vlorë, qytet-hero, në këngë,
lavdia të ka mbuluar ,
djemtë yje, vajzat si hënë,
tokë e det janë dashuruar…
Vlorë, e bukura Vlorë,
e kuqe mbete përjetë,
krisma, predha zjarr lëshonin,
u ndez qielli me retë…
Vlorë, qyteti i guximit,
që nuk re kurrë në gjunjë,
ece dritës së mendimit,
syrin-pishë, nuk bëre gjumë…
Mbështetur në gjunjë të malit
dimrin e shkunde nga supet,
Vlorë, me bukuri të rrallë,
ndrin me yjet nëpër muzgje…
Stuhive u bëre ballë,
se gurët t’i përvëluan,
bijtë e tu i ndezën malet,
pushkët yje, flakë lëshuan…
Flladi lundron nëpër valë,
ninullë për malet e rëndë,
hëna, Vlorë, të vesh me ar,
të vesh dielli me argjend…
Ti je pulsi i mrekullive,
në art, muzikë e kulturë,
je qytet i bukurive,
Vlorë, je qyteti-flamur!…
Vlore, drita e agimit,
Vlorë, o trëndafil i çelur, udhëve buron gëzimi,
ngjyrat e pranverës mbledhur…
Vlorë, sirena mbi dy dete,
kurorë ke ngjyra ylberi,
dritë, hapësirë, këngë jete,
ëndrrat posi lule çelin…
Vlorë, ti je e nderuar,
ndrin qyteti si në festë,
shpirtin qiell i kulluar,
ti si diell buzëqesh…
Ti zbukurohesh si nuse,
pret turistë e vizitorë,
Vlora jonë, merr frymë nga lulet,
ura miqësie ndërton…
Vlora jonë, mbushur me dritë,
rrëzë kodrave shqiponjë,
rritesh, lulëzon përditë,
diell je në zemrën tonë…
LUTFI MEMA -Personalitet i Shquar i Arsimit Kombëtar
Komente:
“E skalitur me merak!” (Gjena Petro)
“Këngë e bukur për Vlorën me natyrën dhe pejzahet e mrekullueshme, shkruar dhe kompozuar me mjeshtëri nga dy mjeshtra të fjalës dhe muzikës, Lutfi Mema dhe A. Dhamo…Ju përshëndes!” (Paskal Kota)
“Të lumtë ajo mende, zemër!” (Vjollca Cenaj)
“Jo vetëm bukurinë, që jep hëna, dielli dhe deti, por edhe shpirti i madhërishëm neroik i vlonjatëve, djemve dhe vajzave të gjithë Vlorës-nënë, është pasqyruar dhe skalitur bukur në vargje nga profesor Lutfi MEMA!…Mos shteroftë kurrë ai shpirti dhe mendja juaj së shkruari, profesor Lutfiu, se na jepni dinjitetin dhe personalitetin si vlonjatë…Urime për vargjet brilante! Ju urojmë shëndet!” (Harilla Bombaj)
“Urime, profesor Lutfi Memës! Urime! E meriton Vlora t’i këndohet heroizmit të saj”. (Noke Abilekaj)
“Qofsh i aftë gjithmonë për këto që na shkruan!” (Teuta Kastriot Zekaj)
“Profesor, vargje të bukura për qytetin e Vlorës, që burojnë nga për bukurinë e saj! Respekt për ju, që e doni Vlorën e bukur me male e det.” (Eygenia Papa)
“Meritoni respekt për këto vargje të bukura, që ia kushtoni Vlorës”. (Donika Anastasi Prifti)
“Urime profesor për vargjet që janë thurur në këngë, por ajo që më pëlqen, është fakti që me pak vargje kaq të bukura del në dritë bukuria e qytetit bashkë me hstorinë e tij…Faleminderit që na jep gjithmonë emocione, duke lexuar përherë shkrimet e tua!” (Jani Shametaj)
“Urime, shumë suksese babit, Aurela!” (Natasha Bombaj)
“Bravo Lutfi, meritoni vetëm respekt për këto vargje kaq të bukura kushtuar qytetit tonë të Vlorës!” (Ateme Zhupaj)
“Urime profesor për vargjet e bukura! Respekt për ju!” (Nexhmie Xheaj)
“Urime profesor Lutfiu, shkrofshë sa më shumë!” (Argjir Agoraj)
“Shumë e bukur, profesor, natyra, historia, qëndresa heroike pranë e pranë, dashuria dhe krenaria për vendlindjen shumë frymëzuese…Urime, profesor Lutfiu!” (Natasha Llanaj Përpunja)
“Urime dhe suksese, i nderuar profesor Lutfi MEMA!” (Vaggelio Bucaj Salmani)
“Urime dhe suksese gjithmonë!” (Artur Bregu)
“Urime, vargje të thjeshta, po me peshë të madhe, se e madhe është edhe pesha e Vlorës në historinë e vendit tonë në shekuj…Të përshëndes nga Athina dhe të uroj shëndet dhe sa më shumë krijime të tjera!” (Meshtane Hodaj)
“Profesor Lutfi MEMA, si gjithmonë mbeteni figura nr. 1! Transmetoni emocione si në kohën e shollës edhe tani që jeni maturuar…” (Sonia Papa)
“Më pëlqyen shumë vargjet për Vlorën tonë heroike. Suksese profesor!”(Dhora Bomba)
“S’ka ku të vejë më bukur! Mos vdeksh kurrë, o profesor Lutfi Mema!” (Floreta Mustafa)
“Shumë bukur, profesor! Respekt për ju!” (Enkelejda Murati)
“Ju uroj shëndet dhe krijime të tjera!” (Frosina Vasili)
“Urime për vargjet kushtuar historisë, krenarisë së Vlorës, kurorën e lavdise së Shqipërisë!” (Rita Dhamaj)