Hënë-Remzie Raci Rexhbogaj


Eh, as sonte

Nuk kam gjumë

Vetëm yjet ne qiell

bëjnë shoqëri

Po vallëzojnë

Me zana të malit

Hënën unë

Kur ta takoj

Veç për Ty Erna

Do të bisedoj

Për këto vite

Që kam jetue

Me plagë në zemër

Gjithënjë duke me kullue

Kur të dëgjoni

Se unë kam vdekur

Ju për mua

Kurrë mos qani

Asnjëherë

Mos derdhni lotë

Por më kujtoni

Si nënë të fortë

Se për Ernen

Sa herë kam mall

Me ju dhembjen

Çdo herë e kam ndarë.