Hënës së vetmuar…


O Hënë që më shoqëron vetmis e hirshme,

Sa e sa net m’i zbardhe supet dhe fytyren time.

tjerët kapërcyen qiellin për të ardhur tek ti.

Më shiko, un të kam mbi veten më jep dritën e kësaj zemre njeriu që nuk e di…

Fytyra jote, kaq e trazuar dhe e turbullt, dridhet në mes reve,

Ashtu si jeta ime që nuk ndryshon stil, e vetme në mes njerëzve..

Kësaj zemre që brenda mban kujtime të bukura,

Trishtimin dhe ankthin e ditëve që bëhen të zgjatura..

Për dashurin pret një vit për t’i dhënë një puthje Diellit,

Dhe nga shkëlqimi jotë Dielli, digjet brenda emocionit,

Të përmalluar me puthjen e gjatë krijojnë magjin,

Unazën diamand nxori Djelli shkëlqeu Hena me gjithë bukurin.

Psherëtimat e tyre u mirëpritën nga njerëzit për të shprehur dëshirën,

Ndërsa yjet xhelozuan të gjithë u fshehën.

Galantikes nuk krahasoheshin por vetëm rrotull të vinin,

U korrën me draprin e argjënd një nga një binin..

Me dritën e hënës do ta ndaloj momoetin kur jetoj lumtura,

Në puthjen e vetme të dhënë, kur është e vërtet dashuria..

L. Ndoni. 30.4.24

Genova