Heroi- Përktheu në shqip: Irma Kurti


Heroi

(Dedikuar larbi ben m’hidi*)

Një buzëqeshje e ndritshme u shfaq në fytyrën e tij.
Ishte rebel, nuk kishte tjetër si ai.

A e përbuzi ai heshtjen e Zotit përballë daulleve të luftës?
“Askush nuk e di.”

E pranishme si drita,
është era e qelbur e burgjeve në universin tonë.

Njeriu që jetoi dy herë u largua nga kjo botë.
Në zemër të natës e varrosi lakun e jetës së tij
…dhe iku përgjithmonë.

Abdelkadir Kechida, Algjeri

Përktheu në shqip: IRMA KURTI

Në bashkëpunim me GERMAIN DROOGENBROODT

(Skulpturë nga Fálix Roulin, Belgium)

***

Larbi Ben M’hidi ishte një udhëheqës i shquar revolucionar gjatë luftës Algjeriane për pavarësi. Ai u kap nga parashutistët francezë dhe u ekzekutua ndërsa ishte në burgim. Larbi Ben M’hidi është hero kombëtar në Algjeri dhe simbol i revolucionit që i dha fund kolonializmit Francez.

About Post Author