Heshtja e tij-Teuta Shaqiraj


Heshtja e Tij

Mbreme u ule mbi heshtjen tende

si nje murg

me psalme profetike

te panjohura ende.

Mbreme une te erdha me vallen e fatave,

te grishjeve parakohe ndoshta,

si muza ,

qe endet e kacavirret pasqyrave.

Bota jote e vogël sa nje grusht

heshtazi u ndrydh

u kyc, u shthur .

S’mund te hyja ne gjuhen e shenjave bere lemsh ,

kjo gjuhe metaforash

edhe fjale-kryqin e cmend.

Ti ,pauze e zgjatur,

pas cdo akti komedian.

Capkenia une, beja me sikur

batuten e fundit e merrja me mend.

Sa doja te qeshja me ty

marrezishem pa u ndal.

Te zhbeja fjale kryqin para syve te tu

dhe heshtjen ta thyeja ,heshtjen tabù.

Ta thyeja ate me mijra perqafje

me krahët qe rrahin ajrin,

si mullinj me ere,

e me deshiren e befte

fronin e Heshtjes te rrembeja,

si mbretereshe,

heshtje e mefshte.

Teuta – e shtune ,Durres ,13 e 46 min