Heshtja e udhëve të hekurta- Nga Dr. Selman Meziu


  Dikush do të çuditet. Ndonjë tjetër do të më kundërshtoi. Disa do  më ledhatojn  për gjakun e shprishur. Disa të tjerë po ç’ne ti me shinat prej hekuri e traversat beton e hekur. Me gjithë këto ferrmana me gjemba kelemana zes, rrudhosur e djegur nga vapa e sivjetme, unë do të shkruaj.  Dhe ja se si, ku, e si të mundem.

       Ditët e para të gushtit janë përvëluese. Mëngjes. Makinat devijojn udhët e gjëra për në qytetin e Durrësit. Sapo përshkojm disa dhjetra metra kaluam mbi hekurudhën e vdekur.  Kjo ka lindur në vitet 1947-1948. Uruan me jetë të gjatë. Jetoi  deri në fillim shekullin e ri, viti 2000. Fatkeqësisht me shina pothuajse të varrosura. Mrekullisht hequr ndryshku nga rrotat e makinave. Përgjatë hekurudhës me shina me leqe leqe disa punëtor me qysqi dhe dorashka në duar.  Mezi dallova njerëz me fytyra të nxira, nga dielli dhe jo vetëm.

     Kthehemi pas dite. Me lodhje në trup. Por edhe të nxirë nga rrezet e diellit. Trupi e flokët të ngjitura nga uji i kripur i detit. Pa hyrë nën trarët e betonit plouhurosur të një urë, në Manëz, pamë një grup djemsh të rinj. Bisedonin e ecnin grumbull. Dukeshin si të trembur. Diçka kuptova. Mendja nisi përpunimin e perceptimeve. Këto nuk janë të rracës tonë belbëzova heshturazi. Ky ishte përfundim antropologjik. Ato janë trup shkurtër si trung lisi. Me vetulla të trasha, të zeza e sy të rrumbullakët. Në fytyrën e tillë dukeshin faqet të fryra të pa rruara. Buzë të trasha. Në to dukesh shkuma e tharë. Kuptohet nga nxehtësia e rrezet përvluese të diellit.

       Ndala makinën në një xhep të udhës. Pas pak kaloi një udhëtar, me shtat mesatar e fytyrëzgjatur, sy gështenjë e buzë të holla  të thara.  E përshëndeta dhe i fola:

-Ju lutem nga i kemi këto djelmoshat atje?,- pyeta qetësisht, duke i treguar me gishtin tregues nga ato.

-Janë nga Bangladeshi, punëtor të hekurudhës së re, Durrës Tiranë, – më tha ai, dhe u largua me nxitim. Edhe ai do të shkonte në shtëpi. Hodha vështrimin shinave. Ato këputeshin nga një kthesë. Ato vërtet ishin me shumë lakore. Ma kishin thanun. Traversat ishin të reja. Sa mirë mendova. Traseja ishte një kalimshe. Pra ajo e vitit 1948. Punë e madhe  po bëhet, apo jo? Diku pata lexuar se filloi të rparohej në nëndor të vitit 2021. Ah e kur përfundon pyeti dikush! Vetëm atë askush nuk e din! Sa dyshime ngrihen si mure ledhesh?  Sa durim duhet! Sigurisht! Ka pothuajse 24 vjet që nuk funksionon asnjë metër hekurudhë. Ishin 447 km hekurudhë kryesore dhe 230 km dytësore. E persëri trupi i pikëpyetjeve më peshon mbi mua e shqiptarët.

                 U lodha se rrahuri trurin.  Më së fundi mendova të jap disa  shifra.  Edhe pse janë gjysëm shekulli ma parë. Sa për kujtesë. Kush të dojë t’i gjykoi ato me sot. Lexojm. ’’…në hekurudhën Elbasan – Prrenjas që nga 9 prilli i vitit 1969, kur filluan punimet, kaluan rreth 120 000 të rinjë vullnetarë të të gjitha kategorive, nga të gjitha rrethet; të rinjë, punëtorë, kooperativistë, studentë e nxënës.,, (Sh. Çaushi,‘’Rrugët e hekurta ngjisin malet e atdheut.,, në ‘’Shkenca dhe jeta.,,N. 6, F. 6. Viti 1973)  Mos bëni shaka të tilla, mund të shprehet dikush. Pastaj disa pyesin: Vallë ku u gjetën gjithë këto të rinj?  Ndonjëri edhe shprehet:  A e përdornin celularin duke parë tik tok në punë? Ma çudi, edhe skavatora nuk kishte të hapnin trasenë?  E jo, sigurisht. Ishin kohë të tjera. E megjithate:

        ‘’…të rinjtë hapën mbi 5 km tunele (18 tunele) në një zonë gjeologjie jo të qëndrueshme, lëvizën një sasi prej  rreth  3 500 000 m3 dheu e shkëmbi, pregatitën mbi 180 000 m3   beton të të gjitha markave,…ndërtuan mbi 100 000 m3 mur guri,, 11 viadukte (ura të larta) me një gjatësi prej 1440 ml…,,(Po aty f. 6-7).    

               Çudi paskan punuar shumë, mendon mesoburri i sotëm. Nga që e ngacmojn shifrat e mësipërme duke vazhduar romuzet: Paskan ditur edhe shumë zanate e punëra. Eh sot, sot !!! Pak të rinj kanë  mbetur në Shqipëri të mendojn. Jo ma të punojn. Fatkeqësisht. Gjaku i ri lëvizë në arterjet e botës i shpurpurisur.

          Përsëri, si i pa ditur në këtë fushë, mendova. Nuk pash shtylla në dy anët e hekurudhës me shina dredha dredha. Nuk pashë tela të kalojn nëpër shtylla. Nuk pashë mbikalime për makina. Nuk pashë…?????

             Nuk do të largohem shumë larg. Për të gjetur ndonje fakt, një prirje, një nevojë ekonomike. Përplasemi te viti 1990. Ja si shkruhet: ‘’Transporti hekurudhor vazhdon të mbajë vendin e parë, për lëvizjen interurbane, që prej më shumë se gjysëm shekulli. Nga lokomotiva me avull, e revolucionit indistrual anglez, deri te mjetet e sotme të këtij lloji trasporti, një prirje ka qene gjithmonë e mprehtë: rritja e shpejtësisë.,,(P. Grazhdani, ‘’Trenat magnetik.,, Në: Shkenca dhe jeta. N. 3,  f. 74, Viti 1990)

          Të ngacmojm më tej kureshtjen. Qëllimi: të kuptojm teknologjinë e transportit hekurudhor që do të përdoret në Shqipëri. Ju kujtojm jemi në shtator të vitit 2024. ‘’Motorët me djegje të brëndshme bënë revolucion, por shpejtësitë e siguruara të rendit 100 km/orë nuk mund të kënaq  njeriun.,,(Po aty f.74)

             Dhe me tej akoma për zgjidhje të reja. Nevoja dhe shkenca shtyjnë njeriun në arritje të reja.  Ja të njihemi. ‘’ Ne vitin 1964 në Japoni u realizua suksesi i parë i madh për rritjen e shpejtësisë së lëvizje. U vunë në qarkullim trenat elektrikë ‘’Shinkansen,, të cilët arritën mesataren 210 km/orë dhe në pjese të veçanta dhe 260 km/orë.,, (Po aty f. 75)   Dhe më tej akoma: ‘’Të pajisur me dy lokomotiva në sejcilin skaj, këto trena elektrike (TGV nga frengj. ‘’trena me shpejtësi të madhe,, S.M) arritën mesataren  290 km/orë dhe shpesh, në pjesë të veçanta punojnë edhe me 320 km/orë.,, (Po aty f. 74) Nuk po ju trullos me arritjet e sotme në këtë fushë. Kam frikë se ndonjë lexuesi i ndodh… Sigurisht nuk dua e dëshiroi.

       Ndërsa projektet tona enden brenda fijeve të merimangës të shekullit te XIX dhe XX. Mjerisht kjo është gjendja. E çfar duhet të kuptoi e dijë lexuesi, e i mjeri popull i mbetur në Shqipëri?  Shkruaj ende për teknologjitë e para vitit 1990. Lexojm: ‘’Sot të gjithë janë bindur për përparsitë e pa krahasueshme të magleve (trenat elektrik S.M) në krahasim me trenat tradicionalë…. Disa prej këtyre përparsive janë: mungesa e kontaktit; lëvizje dhe frenim pa fërkim, shpejtësi të madhe, konsum më të vogël energjitik,…peshë relativisht të vogël, mënjanim i zhurmave (me të ndjehet vetëm zhurma airodinamike), fuqi të madhe për mos dalje nga shinat, mos ndotje të mjedisit etj.,, (Po aty f. 76)