Heshtja që flet me gjuhën e shpirtit-Liljana Ndoni


Heshtja që flet me gjuhën e shpirtit

 Si një pikture e vjetër

që me heshtjen e saj flete me veten,

 E dëgjon nga larg dhe zëri ime

 nuk e prek dot heshtjen…

 Me pëlqen e heshtur sepse me mungon,

po ,më mungon….

Një puthje te ka mbyllur gojën,

 dhe sytë kane fluturuar enden ëndërrojnë..

 Te gjitha gjerat që ishin

 te mbushura ne shpirtin tim,

 Te gjitha i more dhe ti dole prej saj

i mbushur me shpirtin tim.

Flutura ëndrrash te ndritshme

 te përshkojnë si një flake,

Flatrat te janë te lidhur nene qiellin

 e huaj me pritjen e gjate, e me heshtjen qe u plake..

Zëri u ngrit ne thirrje e nuk e di

 se ku humbi ne kërkim,

 Nata e heshtur e mori nder yje,

 ku ylli është vete heshtja dhe zëri I’m nuk te arrin..

Një qiell te ri kërkon te fluturoj e udhën

 ta përshkojë atje ku e ndjenë malli,

Heshtjen dhe prangat e kurbetit ti thyej,

 e fluturimin të ndjek atje ku me përqafimin shuhet malli..