Heshtja ra mbi fushë dhe mbuloi
gjelbëroshen me stofin e kafenjtë ku
rri mbuluar shpirti i mardhur se dimri
tashmë është mbuzuar fare pranë tij…
Heshtja ra dhe yjet që ndrinin u zhdukën
papritur në terrin e përgjumur netëve ku
ndihen veç frymëmarrjetë ngadalta që
presin ditën të agojë…
Heshtja ra dhe pas xhamave veshur me
avuj shoh sy kërkues që presin ndoshta
të rrëshkasë një yll për të plotësuar
mijëra dëshira të fshehura e të falisuna …
Heshtja ra dhe mori me vete çka deshi,
madje dhe ëndrrën më të bukur të ruajtur
në kujtesën afatgjatë si diçka të vyer…
Heshtja ra dhe rrëmbeu gjithë harenë
e alegrinë që çelte dikur tok me pranverën
e cila ringjallte hove të papërshkrueshme
sikur çel sythi i parë…
Heshtja ra dhe vodhi befas buzëqeshjen
e hareshme.
Vallë ku e shpuri???
Heshtja ra…