Heshtja thonë, është më e mirë,
Por harrojnë, se shpesh të vret,
Është një peng, që s’të lë të lirë,
Thellë në shpirtit, ç’do çast bërtet.
Heshtja thonë, është më e mirë,
Në fushëbetejë ajo zbut klimën,
Për momentin, shuan dhe zjarrë,
Por pengu saj, të ha gjithë jetën.
Mbi këtë heshtje, kundërshtari,
Ushqen guximin dhe terren fiton,
Fillon e pëllet, rrugëve si gomari,
Dhe presionin, më shum e shton.
Heshtja thonë, është më e mirë,
Por shpesh, nuk duhet heshtur,
Se kjo botë, mbarsur me c’mirë,
Fundin e saj, është duke pritur…