Hidhërim në sytë e tuaj-Fatmir Pushi


HIDHËRIM NË SYTË E TUAJ
FATMIR PUSHI

Unë në mes të turmës !……
Ulëras për një botë në paqe,
Të zhduket varfëria lutem,
Duke bërtitur me zëmrën time,
Me shpirt jamë në fushën e betejës.

Unë në mes të turmës,
Hidhërim në sytë e mi,
Shoh !..ndihem i përulur,
Duke jetuar mjerimin timë
Duke jetuar mjerimin e të gjithëve.

Unë them të vërtetën,
Nuk rimoj fjalë të këqia,
Bota po pret për ndryshimin,
Pa vuajtje …………..pa luftëra,
Nuk ka ……….alternativë tjetër.

Të jeshë i sjellshëm është nder,
Ndonjë politikani a i ka ngelur pak gjak,
Duke u ngritur lartë mes të keqes,
Duke parë një fëmij që lyp në rrugë,
A nuk i dhimbset jeta e dikujt ?….

Unë e di ku është e keqja !…..
Mashtrimi epsh fajtorët,
Racizmi ! I verdhë, i zi, kuq,
Të gjithë jemi fëmijët tuaj,
Kujdes me zemër ?..jo hakmarrje.

Një zemër kemi !………..
Të gjithë kemi gjak të kuqë në ven,
Jeta është e çmuar…………
Agimi !…është kreminel e gjakatar,
Padrejtësia e ligësia është fati juaj.