Hidrocentrali Sukë Qafë Draj apo Skavica?? Nga Dr. Selman Meziu 


Nga Dr. Selman Meziu 

Skavice Foto Majlinda Hoxha

Trase rruge Askavice.

Foto M.Hoxha.

    Tanima populli i shqipërisë është mësuar me plagë të hapura nga vetë ai. Sejcila prej tyre ka nje histori. E cila mund të jetë e gënjeshtërt. Mund të jetë lajthitje qeverie ose udhëheqësi.  Por mund të jetë i motivuar për të vjedhur sa ma shumë nën petkun e nje projekti ma shumë  se gjysëm shekullor. Gënjeshtra që do të trajtojm ‘’ka marrun dhenë.,, Ajo ashtë shqiptuar dhjetra herë në Kuvendin Popullor nga Kryeministri E. Rama i qeverive 1, 2, dhe 3. Nga Ministria B. Balluku po kështu  dhe ka fluturuar për t’u ulur kam kryq në revista gazeta, në radio televizion etj. Një gënjeshtër me përmasa muresh cikllopike ka ndodhur e mund të ndodh në demorrokapujën shqiptare që projektojn, shkruajn pa kurfarë përgjegjësie shkencore, gjeografike apo historike. Zgjohu popull se po të ngopin me gënjeshtra të pa fundme. Ndërsa Dibranëve të Dibrës së Poshtëme me banim në luginën e Drinit të Zi, po e shkulin nga trojet shekullore më tradhëtisht e mizorisht se trupat çetnike Serbe në luftën nantë vjeçare 1912- 1921.

         Po çfarë ka ndodhur vallë?

    Ka ma shume se dy vjet që dibranët me banim e troje shekullore në luginën pjellore, të plleshme të Drinit të Zi, janë tronditur nga vendimi i Kuvendit popullor (12.Mars.2021) për ndërtimin e Hidrocentralit Skavica. Emërtim i marrë që me projektin e kaskadës së Drinit të Zi. ‘Në mesin e vitit 1961 na vjen një vendim nga qeveria që të studiojmë skemën e Drinit. Ngritëm grupet e veçanta. Bëmë 12 variante se si duhej shfrytëzuar Drini. Përjashtuam 8 dhe lamë 4 variante dhe u thelluam te këto të fundit. Në këtë variant, ishte varianti i tretë që u vendos që të ndërtohej dhe hidrocentrali i Skavicës, Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe i Bushatit. Me 5 hidrocentrale, skema e Drinit jep rreth 7 miliard kilovat orë energji elektrike në vit.,, (Intervista e Inxhinierit Emin Musliu. “Dosja E” në TV Scan. Bisedoi: Kreshnik Kuçaj  11.01. 2018)

     Nga këto studime u vendos që diga e këtij hidrocentrali do të ndërtohej në shtratin e Drinit të Zi në vendkalimin ma të ngushte të prurjeve të tija që gjeografikisht shtrihesh posht fshatit Skavica.  I cili bante pjesë në Rrethin e Kukësit  sot Qarku i tij. Ku lartësia mbi nivelin  e detit e shtratit të Drinit të Zi është 531 m, ndërsa e shtëpisë me afër shtratit të tij është 550 m, shtëpia me e lartë e të njëjtit fshat ngrihet në lartësinë 763 m. Ai ndahet pothuajse mes për mes nga udha e ‘’Rinisë,, Kukës Peshkopi me disa kthesa të vogla. I përshkuar nga disa përrenj të vegjël të cilët zbresin vrullshëm mbi shtratin e ngushtë shkëmbor të lumit Drini i Zi. Formacioni bimor janë kryesisht dushqet me pjesmarrje, shkozë mëllezë, frashër, krekëzat e ndryshme,  etj. Ndërsa si organizim  e administrim pyjore Skavica ndodhet ne Ekonomine pyjore Bushtrice, Njësia Administrative Ujmisht. Parcela 111 (Nga inxh. I. Gjana).  Kufiri  ku  ndahet  Qafë   Draja  me  Skavicën  është  ‘’te   Kepi  i   Kuqit  i cili zbret deri në shtratin e  Drinit të Zi.,, 

Në një rrafshanltë me shtëpia të shpërndara, rrethuar nga toka të punuara, vendoset fshati Qafë Draj-Reç. Praktikisht në juglindje të Kodrës së Sukës me lartësi 752 m në forme pothuajse gjysem hane. Përqark saj vendoset fshati i ma sipërm.  Lartësia e shtëpisë më pranë shtratit të Drinit të Zi është 588 m dhe në lartësinë 607 m shtëpia e fundit. Në veriperëndim të Sukës ndodhet një kodër e mbuluar me dushqe majë rrumbullake me lartësi 652 m. Ndërsa vetë Qafa e Drajës  vendoset ne lartesinë  510 m mbi det. Gjeografikisht është  pjesë relievesh toksore e rrethit të Dibrës sot prefekturen saj. Edhe ky fshat përshkohet me shumë kthesa nga e njëjta udhë makinash e shkruar ma sipër.

       Relievi shkëmbor gëlqeror si unazë me lartësi 350 m nga niveli ujor e zhavorror i shtratit të Drinit të Zi krijon një peisazh të sertshëm. Ai fillon pranë urës të Dodës mbi lumin Drini i Zi e vazhdon në krahun e djathtë, deri në afërsi të fshatit Ujmishtit të Qarkut të Kuksit. Kanë gjetur kushte shumë të varfëra jetese shkurret, si dëllinja, shkoza, frashëri ndonjë lloji dushku. Arkitektura e këtij brezi shume te pjerrët, ka karakteristik rrudhosjet, kryesisht gjatësore, ardhur nga alterimi i shkëmbinjëve, nga forca gërryerse e shkaktuar nga faktor klimatik.  Ndërsa kurrizi që ka shkaktuar edhe  kthesen e fort drejt veriut të shtratit  ujor përshkues të Drinit të Zi  quhet kepi i Ali Bushit që fillon nga lagjia Troce në Qafe Draj.

      Tanima nga studimet e historianëve dhe gjeografëve shtëpitë e banimit të fshatrave, fiseve,  gjenden pranë burimeve të ujit ose buzë përrenjeve dhe lumenjëve, ku ka mundesi për toka bujqësore, ara, pyje për të kullotur bagëtinë.   Mjerisht të dy fshatrat nuk kanë ose kanë disa shtëpi banimi të banueshme sot.  Lind natyrshëm pyetja po pse gjithë ky përshkrim gjeografik? Pa dyshim që mungojn mjaft emërtime vendesh ose toponomistike  për të zgjidhur problemin ose per të zbuluar të vërtetën fatëkeqe e mjerane.

                       Hidrocentrali Skavica apo Sukë Qafë Draj?

Skavica trase rruge.

Foto|:Majlinda Hoxha

    Rastësisht në një shkëmbim kumtesh në faqen e fb të poetit Bedri Çera, Profesor Vesel Hoxha shkruan:’’Realishtë diga nuk bëhet në Skavicë siç kjo emërtesë ka marrë dhenë. Por në territorin e Reçit..,,(03.09.2023) Filloi të më  gërryej ndërgjegjen e të më mbjell dyshime kjo frazë. Prandaj vendosa të zgjatja komunikimin me Profesor Veselin dhe pastaj me poeten Miranda Troci Derti, lindur e rritur në fshatin Qafë Draj Reç me të cilën zbuluam…

   Kemi pothuajse gjashtë dhjetë vjet që e flasim e shkruajm emrin e fshatit Skavica. E pastaj çfarë të keqeje ka ku këtu do të ndërtohet një digë gjigande?  Para se të kryhet kjo ka një seri para pregatitjesh që kushtojn miliona.  Sigurisht. Dhe ja t’a mësojm nga Zëvendës Kryeministria B. Balluku ku në momentin që nënshkroi kontratën me firmën Amerikane Bektel  theksoi ndër të tjera:“Faza e parë  përfshin kryesisht të gjithë punën përgatitore, përsa i përket të gjitha studimeve që do të bëhen, duke nisur nga studimi ambiental, ai gjeologjik, teknik dhe social, që është shumë i rëndësishëm.,, (Nënshkrimi i kontratës 05.07.2021)

   Si do ta kuptojn shqiptarët e thjeshte dhe specialista, fjalën e madhe jo të shqipëruar ‘’studim ambjental?,,   Kuptojm studim ekologjik i relieveve me gjithe bashkësinë e gjallesave bimore e shtazore, studim gjeografik, toponomistik, topografik etj.  Ku me tej Zonja B. Balluku  thekson: ‘’…ështe shumë I rëndësishëm.,,   Deri  këtu mendimet e saja jane të mbeshtetura në ligje e kritere për t’u ndërtuar një veper e tillë hidroenergjiktike.

    Po në të njëjtën sallë mbledhje të perbashkët me përfaqësuesit e Qeverisë Shqiptare dhe të Kompanisë Amerikane Bektel përfaqësuesi i saj, ndër të tjera shprehet i gezuar dhe me gojën plotë:‘’Në menjëherë do të nisim punën për hetimin dhe studim gjeoteknik, rrugët paraprake të ndërtimit si dhe studimin social dhe mjedisor në zonën.,,(Gjatë Nënshkrimit të kontratës më 05.07.2021).  Të tërheqin vëmendjen  fjalët: ‘’rrugët paraprake të ndërtimit,,  Të lind vetë vetiu pyetja:  Po pse quhen paraprake të ndërtimit? Kur jemi në fazën studimore të detajuara nëpërmjet projekteve. Dhe ku ende nuk është vendosur përfundimisht ndërtimi, sepse nuk ka përfunduar faza e parë studimore komplekse.  E te gjitha keto duke shqiptuar me gojën plotë e shkruar vend ndërtimin Skavica.

        Pas ma shumë se dy vjet studime  ka ndodhur çuditërisht e pa besueshmja, gënjeshtra ma madhe sa masivi i malit Korabi. Ka pothuajse një vit që ka filluar ndërtimi, ose hapja e një udhe makine e cila ka filluar ‘’te Lisi ne Kodër në Qafe Draj Reç,, kalon përmes ‘’shtëpiave të fisit Troce që thirret Bukloje, zbret tokave të plleshme me dushqe, ambëlisisht duke takuar ‘’livadhet e Avdi Trocit,, deri sa të arrijë këtu praktikisht ‘’ka kaluar në shpatet e kodër Sukes që janë pronësi e fisit Troce,,  Pastaj ajo përshkon shpatet e egëra, gurishtore, shumë të pjerrëta  ku pas disa kilometrash ka takuar dhe shkaterruar Shpellën ku në fund shekullin e XIX është strehuar Patrioti Madh i Rilindjes Kombetare Abdyl Frashëri.  Gjithashtu në luftrat e shumta ka shërbyer si strehë për fsahtarët e fshatrave të Reçit. 

 Ndërsa për t’a forcuar shtatoren e të së vërtetës, se çfarë po ndodh realisht e praktikisht me  trojet e Reçianëve (Draj Reç dhe Qafë Draj Reç) Poetja Miranda Troci Derti na shkruan:‘’Shpella  ndodhet  në  shpatin  e  Sukës  në  anēn  e  kēndejme  ku  është  bërë  gērryerja  ndaj  u  ndërprenë  punimet  sepse  iu  doli   (Gjoli  uji  i  Shpellēs ) i cili ndodhet mbi  500  dhe 800 m  mbi  shtratin e  Drinit të Zi.,, 

     Më siper lexuam se çfare po ndodh në të vërtet në pyjet me dushqe, livadhet, trojet e Draj Reçasve, shpellën historike të Abdyl Frashërit, me ujin e shumtë që ka shpërthyre duke sjellur ndalimin e punimeve.

    Përfundime mbi hidrocentralin fantazmë

Ura e Dodes

    Lexuesi i thjeshtë mbetet i shushatur në imshtajën pyjore të gënjeshtrave e pikëpyetjeve pas leximit të shkrimit të më sipërm. Prandaj do te vazhdojm me disa pyetje e kthjellime të ndodhisë në dhjetë vjeçarin e tretë të shekullit të njëzetë e njëtë.

  • Përse vallë gjithë kjo mjergullnaj në ndërtimin e një vepre’’të madhe,, edhe pse shkatrrimtare e varrosëse për banorët punëtor, bujqër e pemtar duar artë të Dibrës së Poshtëme?
  • Përse vallë gjithë studimet mjedisore, gjeologjike, demografike, gjeografike, historike, ekonomike mbulohen me emrin e një fshati ku gjeografikisht e realisht nuk është pjesë e këtyre studimeve të Kompanisë Bektel?
  •  Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Zonja Mirela Kumbaro, a e din se në çfarë hapsire gjeografike, ekonomie pyjore ka dhanun lejen për hapjen e udhëve të makinave për në shtratin e Drinit të Zi?
  •  Mirëpor drejtuesja, firmosësja e marrveshjes Qeveri Shqiptare Bektel, Ministria e Infrastrukturës dhe  Energjisë biles zv. Kryeministre  Belinda Balluku, a e dinë se në çfarë qarku, bashkie, fshati, njësie gjeografike, po vazhdojn punimet e ‘’derdhen milionat,, per studime e hapje  udhë makinash etj?
  • Gjithashtu po mjetet e informacionit shtetërore e private që janë me dhjetra e dhjetra në kronikat e tyre lakojnë qindra herë emrin Skavica, kurse punimet vazhdojn për ma shumë se dy vjet në relievet gjeografike të Qarkut, Bashkisë Dibër e Poshtëme, pikërisht në  Sukë  Qafe Draj Reç?
  • Po pse vallë shoqatat e ndryshme të mbrojtjes së luginës së Drinit të Zi deri më tani ‘’kanë notuar në detin e gënjeshtrave,, e kanë pranuar  t’iu hedhin pluhur syve, qeveritar e kompani studiuese të fushave të ndryshme me emrin e rremë Skavica?

                        *                             *

                                   *

   Nuk ka dyshim se e gjithë kjo veprimtari ekonomike e studimore perban fallsifikim të gjeografise, historisë e të vërtetës mbi projektin e hidrocentralit pa emër të vërtetë. Vetëm e vërteta që shkëlqen e dibranët duhet t’a kuptojnë që  sa kanë filluar bubllimat e shkrepëtimat e shkatërrimit, zhdukjes, gjeografike, historike, ekonomike demografike, etnografike të  Dibrës së Poshtëme.

 Këto veprime të fshehura hedhin rreze drite mbi fantazmat e organizuara të mafies qeveritare  dhe hidrocentraleve që kërkojn shkatërrim të natyrës, ekonomisë, popullsisë autoktone të luginës së Drinit të Zi, për përfitim kulmore, duke mohuar gjithëçka në trojet e të parëve Reçjan e më shumë.

     Edhe pse mbetjeve të ‘’kalasë prej shtyllash e dërrasash lisi,, në të majtë të luginës të Drinit të Zi, ju kanë filluar të dridhurat nga frika e skavatorëve dhamb çelikta në krahun e djathtë, në Shullanin e Troceve ulurinj, kafshojnë egërsisht tokën e gjallesat. Dikur brenda së cilës funksiononte mulliri 350 vjeçar, valaneca (Shkeltoria) një shekullore, me energjinë e forces rrotulluese nga një burim uji bollshëm dhe se fundi pastaj formon ujevarën shkrumbëzuese me ngjyrat e ylberit që bie  mbi ujrat e Drint të Zi, quheshin e quhen Postovare, kërkojn edhe këto mbrojtjen e Dibranëve, nantë maleve të dikurshme të Dibrës dhe mbarë shqipërisë. Ato në keto kushte sikur bërtasin:  Ne jemi këtu po juve?