Novele e pa mbaruar
Koment nga zonja Lejla Gorishti.
…një temë tepër aktuale dhe njerezore. Interesant dhe menyra e rrefimit të autorit.
Sjellje dhe veprime teper te ulta,po lexuesi nuk parashikon dot se çdo te ndodh më tej…?
Deshiroj nje zgjidhje te gezueshme per vajzën viktimë.
Z Pali e di…., ne vetem presim.
===================================pJp
Natyrisht, jo nga dëshira, por nga mankthi unë iu dorëzova fizikisht Romit, por me sa kuptova nga ajo natë e nxehtë që përjetova unë jo me dëshirë, por nga lotët e mi e parandalova atë djalë të përkryer, të bukur e të dashur të kryente aktin final.
Kisha dëshirë para se ai të vepronte t’i thoshja shqip dhe qartë se unë nuk isha më e virgjër. Virgjëria ime kishte humbur qysh në fillimin e adoleshencën time.
Nuk munda. Po pse? Nuk e di.
U largova atë mëngjes mbas një nate të mundimshme nga Tirana, e pikëlluar duke mallkuar veten për çka kishte ndodhur.
Ajo natë nuk do të përsëritej më.
Dola herët që pa gdhirë më të. Që nga dhoma e studentëve dhe deri tek stacioni i trenit Romi as më foli, as i fola fare. Kjo heshtje më vriste dhe më rëndonte shumë në ndërgjegje.
Unë vetëm qaja në krahë të tij si e zënë në faj. Ai i urrente lotët e mi dhe me sa kuptova ishte i detyruar për etiketë të më përcilltederi te stacioni, por jo se dëshironte. Për të unë isha një hiç, një vajzë që simpatizonim njëri -tjetrin dhe pa motiv për më tej.
Unë duhet të isha në tjetër pozicion me të, por nuk munda, nuk u përshtata, nuk menaxhova veten, situatën si duhej. Siç duket jam e pafat.
Ai ishte bërë tym i irrituar dhe i mërzitur. Unë nuk pata kurajon të thoshja atë që kisha nisur t’i thoshja. Nuk munda dot. Më kishte mbërthyer zoti gojën, më dukej se ajo natë ishte fundi i jetës sime.
As më pyeti, pse qaja vazhdimisht, apo pse kisha qarë gjithë natën. As më tha çfarë më mundonte, as pse hyra në shtratin e tij, as çfarë motivi më shtyu të vija e ta takoja, as natën e zjarrtë që kalova me të. Nuk munda t’i komunikoja vërtetësinë.
Atë mëngjes moti ishte i ftohtë. Një vesë mëngjesi e acartë me merte frymën. Unë isha veshur hollë dhe me të zeza. Ai kishte veshur një xhup të lehtë. Mendova se do ma ofronte mua ta vishja se po dridhesha, por jo, ai vetëm ecte krahas meje në vesën e shiut dhe vetëm një here foli gjatë gjithë rrugës nga godina e universitetit e deri në stacion.
– Nxito, se po afron ora pesë, treni niset pas pak!
Kjo më tingëlloi keq në shpirt. M’u duk sikur një thikë më griste mëlçinë. Ndjeja se isha bërë e padurushme për të. Nuk e dhashë veten. As kërkova t’i kërkoja të falur dhe të zvarritesha pas tij. Ai s’më kishte faj, por kuptova se donte të largohej sa më shpejt prej meje. M’u duk vetja e vogël, pa vlerë, fare kot, isha vrarë në shpirt, mallkoja veten pse erdha në Tiranë.
Sa mbrritëm nxituar në stacion, nxora portofolin nga çanta dhe i dhashë 100 lekshin të priste biletën. Më shtyu dorën e duke folur ashpër më tha:
– Më lërë të bëj “kavalerin” se ti më përdhose mbrëmë gjithë natën. Do të mendohem për më pas. Unë nuk do të zvaritem pas teje, Luljeta.
Qaja me dënesë. Ai mori biletën dhe ma ngeci në dorë si me inat. M’u duk sikur u ça qielli. M’u duk vetja sikur isha një vajzë rrugësh dhe pa personalitet. Shiu filloi të binte me shtamba dhe taraca e stacionit hidhte ujin nga tubat me vërshim. Unë vetëm qaja, qaja me dënesë, ndihesha krejt e vetmuar .
Zgjata dorën dhe i thashë me plot gojën :
-Më fal Romi, erdha tek ty për të të thënë vetëm dy fjalë dhe nuk munda, por të betohem e ndjej veten jo të denjë për ty….Unë s’jam Luljeta e parë. Ajo Luljetë që ti ke menduar. Virgjëria ime ka humbur shumë herët. Po,po shumë herët, qysh në fillimet e adoleshencës time. Asnjëherë për fajin tim kurrë, po po kurrë për fajin tim. Unë jam e dhunuar, besomë për sa të them, ty të lutem besomë.
Nuk munda dot të të shpegoja në kohë. Çdo akt i yti, do ishte më pas jo shpirtëror. Unë të dua ty, por fatkeqësisht s’jam më për ty. Unë të desha e të dua me shpirt, por udhët tona do të ndahen këtu…Romi, më beso të lutem!
Ai më mbajti dorën mbërthyer dhe më gozhdoi në vend. Sirena e trenit po binte për të tretën herë.
-Më lërë të largohem, të lutem,- thashë dhe me lot në sy e përqafova ndoshta kundër dëshirës së tij.
-Romi, prit të pushojë shiu dhe më pas nisu për iterant,- e porosita me gjithë shpirt. Pashë që në sytë e tij të bukur e të kristaltë edhe atij i rodhën pika loti.
Ndarja po e hidhëronte, ndërsa mua më helmonte totalisht.
Hipa në vagon. E përshëndeta duke e puthur me dorë, bashkë me ulërimën e sirenës përshëndetese në nisjen e trenit.
Dëgjova të bërtiste:
– Luljetaaaaaaaaa, mos më humb, të dua. pres të më thuash…të vërtetën!
Mbrrita tek ime më para dreke po thuaj e këputur dhe e dërmuar, e mërzitur dhe e hidhëruar në kulm.
Atë e gjeta me”hijen” në shtëpi, kur im atë s’kishte mbushur as gjashtë muaj i vdekur .
Gjë që as Romit s’i pata thënë, por dhe ai as më pyeti për të zezat e mia. Kjo gjë më bëri përshtypje se si ai dhe shokët e tij në mbrëmje nuk u tërhoqa vëmëndjen nga pamja se dicka të rëndë kisha pësuar .
Nëna më ndënji rëndë -rëndë dhe ishte në kulmin e inatit nga ikja ime pa e pyetur dhe pa e përfillur atë. Unë vetëm sa i thashë që do të ikja te Romi. Nuk prita të më sygjeronte diçka tjetër, ajo me inat më tha: –Prapa diellit vafsh! Por një gjë duhet të dish, se do të ngelesh e zhgënjyer. Në fakt ashtu dhe ndodhi.
Unë u ndava nga Romi si e zënë në faj.
U futa në dhomën time dhe nuk më pëlqente t’u jepja asnjë shpjegim të hollësishëm për vajtjen dhe ardhjen time nga Tirana as “hijes”, dashnorit të sime mëje, as sime mëje dashnores së “hijes”. Ata të dy ishin vrasësit e dashurisë time. Ata i urreja që të dy, por më shumë mamanë time .
Ditën tjetër, kur “hija” ishte gdhirë me time më, si zakonisht kur lajmëronte shtëpinë e tij se do të ikte me “shërbim “nëna u fut në shtratin tim e tronditur dhe me lot në sy më pyeti si nënë e dashur si e vetmja dashuri e mbetur për mua:
– Hëëëë, më thuaj Luli, çfarë të ka ndodhur?Më fol bija ime, si të priti Romi? E shikon? Të kuptoj që je krejtësisht e zhgënjyer. Të thashë “mos u merr me të”, të thashë “ai do dali me shkollë nuk mund të përshtateni bashkë”. Të thashë bija ime, pse nuk e dëgjon nënën? Ai konsumoi me ty një natë dhe kaq. A të kuptoi ai? Mund të më thuash çfarë ndodhi mes jush? Pse je kthyer e pikëlluar? Të lutem më thuaj! Nëna të do të mirën tënde, më thuaj zemër, mos e lëndo shpirtin me dashurinë e tij. Ai do të mashtrojë, kjo është gjëja e vetmja e sigurtë. Ku besohen këta djem sot?!
U mërzita, po më dhimbte koka nga të qarit. Mendoja gjithë natën se Romin e kisha keqas persekutuar. Më duhet t’i thoshja të vërtetën nënës sime. T’i thoshja, se Romit duhet t’i dorëzohesha siç iu dorëzova, por ai nuk realizoi finalen nga lotët e mi, por me gjithë zjarrin e tij djaloshar ai u tregua i matur, njeri i mirë, fisnik, i arsyeshëm,bujar.
Mendoja këto t’ia thoshja sime mëje. Ishte rasti, të shfryja dhe të shpërtheja dhe fundi i fundit ia thashë të gjithë historinë fill e për pe e një për një, duke akuzuar ‘hijen” si një maskara, monster, i keq i pabesë, tradhëtar dhe hoqa “paralelen” me Romin, fisnikërinë e tij me gjithë natën e nxehtë që përshkova me të.
Romi e vuajti,por nuk donte të rrëmbente atë të mistershmen pa dëshirën time, unë e vuajta më shumë se ai.
Nëna ime shtangu, u befasua, u trondit nuk donte ta besonte. Filloi të qante me mua dhe për dhimbjen time që kisha përjetuar. Më pyeti në detaje dhe unë nuk ngurova t’i thosha dhe më të voglën veprim apo bisedë që kisha bërë me Romin.
-Mama, e ndjej dhimbjen, hidhërimin u ndava me Romin, padrejtësisht, me babin akoma më padrejtësisht. E kupton se çfarë mallkimi na ka dhënë zoti ne të dyjave?! Je ti e fajshmja, nëna ime, ti që më linde mua dhe nuk ishe në gjëndje të më rrisje me dinjitet. Të më mbroje nga e liga, ma prishe ti të ardhmen e jetës, ti, ti, ti!
Se kuptoj, nëse më duhet të largohem prej jush. Do të marrë udhët,…Gëzoju dashurisë huaj,nëna ime e dshur! Po na injorojnë të gjithë. Më shikojnë me bisht të syrit, si gocë “kurve”, më fal nënë për fjalorin po, ashtu më quajnë, ashtu më thonë pas krahësh, dhe Romi, dhe nëna e tij dhe i ati dhe shokët e Romit, i gjithë qyteti, shoqet e mia të tuat, e më keq, teta Bardha, e shoqja e “hijes” tonë që na nxiu jetën ty dhe bashke me ty, edhe mua. Më mori virgjërinë, ma, e kupton se ç’krim ka bërë?!
-Pushoooooo, të kam thënë mijëra herë mos shpif, mos intrigo,… E pa mundur, ta kam thënë mijëra herë, mos shpif! Se ta di me të vertetë se ka ndodhur diçka e tillë e vras në gjumë, Luljeta, të kam xhan, të kam shpirt mos thuaj të tilla gjëra. Hija është burrë i mire, ai na mban gjallë, ai sakrifikon për ne. Ti e shikon vet, ai ka abandonuar po thuaj familjen e tij. E di edhe ai, ashtu si e di edhe unë që kemi marrë emër të keq. Por një gjë të them e dashur; ti duhet të më dëgjosh, si mua edhe atë. Ai mendon për ty, për punën tënde, për jetën tënde….!
-Maaaaa, po më çmënd, mos më thuaj asgjë as emrin s’dua t’ia permënd. Mbaje për vete se unë do largohem nga ty dhe nga kjo gjëndje e tmerrshme ku jemi katandisur të dyja. Unë ju urrej në kulm të dyve.
Do iki nga të më shohin sytë dhe nga të më shpien këmbët, ju jeni monstra.
Nëna ime u trondit nga këto fjalë. Ajo qante qante, qante dhe shfrynte. Jo pse shaja “monstrën” ,por si më tha më pas, m’u lut të mos e braktisja. Ajo më premtoi se jeta jonë do të ndryshonte së shpejti, ajo paskish ndërtuar plane që mua kurrë s’do më shkonte ndër mëndje.
Ju luta të më tregonte se çfarë kishte në mëndje të bënte, por ajo m’u përgjërua e me tha:
– Luljeta , më jep pak kohë të keqen mami, të lutem dëgjomë!
O zot, ndënja ditë të tëra e prisija çfarë mund të ndodhte me time më?