HIJA E BURRËRISË


Poezi nga © Kasam Shaqirvela
*
HIJA E BURRËRISË
(Fishtiançe)

Një burrë zotëri dhe hijerëndë
Qenka vështirë për ta takuar
ndejur vetë në atë verandë
mendimet e thella, hollë për t’i shkruar.

Nuk po i del koha as për takime
edhe pse fort po ia kënda shoqërinë
i shkon jeta me të ngjeshura shkrime,
tjerrur hollë do të rënda mendime…!

Në biseda dhe fort i këndshëm
kuvendimesh si në log burrërie
shok i dashur për gjithsecilin
me tipare fort prej zotërie..!

Hajde gjej sot kësi burri
qe vdes urie e nuk han fjalë
është më i fortë se vet guri
as daltë e çekiç s’ka ça i bën.

Hija sot i ka humbur burrërisë
si stina e motit i asht ndërruar
nga ky termit sot shqiptarisë
bedena kullash i janë rrëzuar!

@ K. Sh

About Post Author