Hija ime
Më rri pas dere hijë e grinjtë,
por s’mundet të trokas
Vetëm kur dielli zë ngroh gjinjtë,
E shpesh mërzishëm e shikoj,
kur zgjatet pambarim
Tej horizontesh ku do shkoj,
me dert e ngadhënjim.
I flas dhe grindem ndonjëherë,
nga ti nuk kam më frikë
Ndërkohë ca tinguj sjell një erë,
një fllad më sjell muzikë.
Shkurtohet, zgjatet hijë memece,
mer forma për çudi
Nuk flet por është kaq grindavece,
sikur të jetë njeri.
Tashmë po plakemi bashkë të dy,
dhe unë dhe hija ime
Bën të më shohë por nuk ka sy,
veç kridhet në mendime.
