Hije kohe…Emine Konushevci-Durmishi


Emine Konushevci-Durmishi

Kërkove ëndrrën tënde dhe tek unë e gjete

Erdhe si një puhi e lehtë një ditë pranvere

Me ato fjalë t’ëmbëla shpirtin m’përkdhele

Si një hije n’vete humbe,nuk di nga u trete?

Hije kohe, ëndrrën tënde unë e pagëzova

Diku n’petale të narciseve kaherë palova

Kur malli vjen e ndjej ,dhimbje me ofsham

Ëndërra e kohës mbeti si hije e paparë!

Kujtimet e kohës flasin me hije n’vete

Në rrugën pakthim shkove dhe mbete

Vjenë puhi e kohës dhe sillet vërdallë

Hije kohe, edhe sot je ëndërrë e gjallë!