HIJE NË ZEMËR-Nexhat Bexheti


Kam një hije në zemër, e nuk zbardhet

E marr rrugën malit e qaj, e qaj mbi gardhet

Të më turbullohet shikimi, e mos t’a shoh shpinën

S’dua  të, të  them rrugë e mbarë në këtë stinën

E strukur si  jetime, dhe shikimet drejt  rrugës më mbetën

Të më  ç’faqet nuri yt, ngase shumë  pranvera u tretën

Më dhe besën se shumë shpejt do të kthehesh

Lutem natë e ditë për ty, që largë meje të mos prehesh

Nexhat Bexheti