HIJESHI ENGJËLLI KJO BUKURIA JOTE…


VIOLETA KADRIU

Hijeshi ëngjëlli kjo bukuria jote

athua, nga qielli për mua paske zbritë,

të gjitha lulet më të mira shumëngjyrëshe të kësaj bote

me nurin e aromë tënden, vasho po i venitë!

Me flokë kaçurrele, si mëndafshi, lëshuar mbi shpinë

e me ecjen tënde ëngjëllore, të bukur e lozonjare,

të gjithë djemve të rinj u le në dorë rakinë

nga dashuria për ty i luajte e do t” i çmendësh fare!

Herë e parë, bukuri hyjnore, unë ty kur t” kam parë

dashuri e madhe në ty seç më zuri,

në buzëëmblat tua, të kuqe si qershi

e në atë shtatin tënd të hedhur, të njomë porsi biluri!

Eja tek unë, o engjëll, e mos shiko dikë tjetër

moj syshkruar xheraqinë, e bardhë porsi dëborë,

eja ndjenjat e dashurisë sot t” i vëmë dhe në letër

e për këtë festë të dy ne të vemë kurorë!

About Post Author