Himara në këngë


Himara në këngë

Historia e popujve në shekuj ka ardhur nëpërmjet këngëve, vajeve, bejteve e rapsodive të ndryshme. Ky është një fenomen i përgjithshëm në njohjen e historisë së popujve.

Ja Ç’thotë Rapsodi Popullor:

Pa vështro ç’thotë kalaja
e vjetër sa është dynjaja
këto gërxhe e këto maja
mposhtën ushtri të mëdhaja
S’u dha kurë Barbakaja 1)
bën kërrdinë skutaraja 2)
gjithë armiqëve u bën ballë
trima levend me pallë
qe s’lan armik të gjallë
si në Vishe e si në Balle3)

1) Vend brena kalas.
2)Vend jashtë kalasë , në mbrojtje të saj.
3) Vende në Veri te Himarës.

Gura popullore:

Himarë ,Kaninë e Drashovicë
Tepelenë, Kardhiq e Nivicë
Kaon janë të gjithë
nga një farë e nga një fis
që me ardhjen Turqisë
me vendet e Laberisë
i ndau i bëri dysh
me xhami e me kishë

Ose kënga tjetër:
Që në Igumenicë e lart
Himarë i thonë çdo fshat
gjithë trima levend
me pushkë e me penë!

Ja si e pasqyron kënga popullore:

Degjona Papë dhe na
se jemi vend Kala
o Papë i madh me fore
plotë me kisha e shenjtore
po na deshe na jep dore
ti vëmë Turkut sinore
gjithe bashke te luftojme
per të shenjtin Kristonë
ndihmona Pape, ndimona
se kemi vetë ikona

***
Ku je o Himara ime
gjithmon mbete trime
nuk dhe as një therime
që në kohë të Kaonisë
cdo armik e ke vedhise
si ata të latinisë
edhe te Ajo Sofisë
bashkë me të Bullgarisë
të gjithë sa erdhën e vanë
ikën e morrën dynjanë
këto gurë e këto anë
nuk i dheksin 1) ,nuk i mbajnë
dhe të vdekur kur janë
”nuk e pranojnë”

***
Në qishë të Mitropolisë
varur pllaka e lirisë
në bakër bukur ujdisë
me formë të ormanllisë
këto grame parë e më parë
gjithë gjak janë larë
i kemi larë me gjak
në çdo fis e në çdo fshat
në ç’do sokake e derë
i kemi mbajt me nder
shembelltirë për të tjerë

***
Në Llaman mu në shpellë
Kiço Buçi me të pjellë
e bashkë me mastor 1)të tjerë
çë kish bërë për atë det
bëj filluk e bëje lundret
”Ustallarë”
qe i hidh brenda ne det
bukurjare e te lehte
që mbanin dyzetë vetë
e vagonin me të shpejtë
si zorqethte në street 1) në tokë

Neço Muko ”Himarioti”

Vajzë e valëve
pret atë që pret
dhe një dhimbje ndjen
gjithë bota venë e vinë
po ai pse s’vjen?
Të bukurit zogjë
dua tju pyes
rron apo nuk rron
ndonjë lajm a ndonjë letër
vallë pse s’dërgon…

Bukur e pasqyron në shkrimet e tij artisti dhe poeti i mirënjohur Odhisea Goro për vitet e fundit, për zhvilimet e pas vitit 1990.

Ika gurit i ika pragut tim
siç më sheh i dëshpruar
të shes krahët në mërgim
në mërgim për tu munduar
1)”Trupi”
Pastaj i drejtohet Atdheut:
Thirri zogjtë në fole
mos i lë në retë e humbjes
një këtu e një atje
Shqipëri shqiponjë e dhembjes
mblidhi binjtë nga i ke
ndalu pak merrmë dhe mua
hidhëm tej në tokën time
atje lart ku kam shtëpinë
ku ka rrënjët kënga ime…

Mbledhur nga Thoma Kolagji( nga libri “Himara në Këngë

About Post Author