HIMARA NË KËNGË


Arqile Vasil Gjata

· 

HIMARA NË KËNGË

Historia e popujve në shekuj ka ardhur nëpërmjet këngëve, vajeve, bejteve e rapsodive të ndryshme.

Ky është një fenomen i përgjithshëm në njohjen e historive të popujve.

Ja Ç’thotë Rapsodi Popullor:

Pa vështro ç’thotë kalaja

e vjetër sa është dynjaja

këto gërxhe e këto maja

mposhtën ushtri të mëdhaja

S’u dha kurë Barbakaja 1)

bën kërrdinë skutaraja 2)

gjithë armiqëve u bën ballë

trima levend me pallë

qe s’lan armik të gjallë

si në Vishe e si në Balle3)

1) Vend brena kalas.

2)Vend jashte kalase , ne mbrojtje te saj.

3) Vende ne Veri te Himares.

Ja ç’thotë gura popullore:

Himare ,Kanine e Drashovice

Tepelene, Kardhiq e Nivice

Kaon jane te gjithe

nga nje fare e nga nje fis

qe me ardhejn e Turqise

me vendet e Laberise

i ndau i beri dysh

me xhami e me kishe

Ose kenga tjeter:

Qe ne Igumenice e lart

Himare i thone cdo fshat

gjithe trima levend

me pushk e me pene

Ja si e pasqyron kënga popullore:

Degjona Papë dhe na

se jemi vend Kala

o Papë i madh me fore

plotë me kisha e shënjtore

po na deshe na jep dore

ti vemë Turkut sinore

gjithë bashkë të luftojmë

për të shënjtin Kristonë

ndihmona Papë, ndimona

se kemi vetë ikona

***

Ku je o Himara ime

gjithmon mbete trime

nuk dhe as një thërime

që në kohë të Kaonisë

çdo armik e ke vedhisë

si ata të latinisë

edhe te Ajo Sofisë

bashkë me të Bullgarisë

ëe gjithë sa erdhën e vanë

ikën e morrën dynjanë

këto gurë e këto anë

nuk i dheksin 1) ,nuk i mbajnë

dhe të vdekur kur janë

”nuk e pranojnë”

***

Në qishë te Mitropolisë

varur pllaka e lirisë

në baker bukur ujdisë

me formë të ormanllisë

këto grame parë e më parë

gjithë gjak janë larë

i kemi larë me gjak

në çdo fis e në çdo fshat

në ç’do sokake e derë

i kemi mbajt me nder

shëmbëlltirë për të tjerë

***

Në Llaman mu në shpellë

Kiço Buçi me të pjellë

e bashkë me mastor 1)të tjerë

çe kish bërë për atë det

bëj filluk e bëje lundret

”Ustallarë”

që i hidh brënda në det

bukur janë e të leht[

që mbanin dyzetë vetë

e vagonin me të shpejtë

si zorqethte në street 1) në tokë

Neço Muko ”Himarioti”

Vajzë e valëve

pret atë që pret

dhe një dhimbje ndjen

gjithë bota venë e vinë

po ai pse s’vjen?

Të bukurit zogjë

dua tju pyes

rron apo nuk rron

ndonjë lajm a ndonjë letër

vallë pse s’dërgon…

Ja sa bukur e pasqyron në shkrimet e tij artisti dhe poeti i mirënjohur Odhisea Goro për vitet e fundit, për zhgëllimet e pas vitit 1990.

Ika gurit i pragut tim

siç më sheh i dëshpruar

të shes krahët në mërgim

në mërgim për tu munduar

1)”Trupi”

Pastaj i drejtohet Atdheut:

Thirri zogjtë në fole

mos i lë në retë e humbjes

një këtu e një atje

Shqipëri shqiponjë e dhembjes

mblidhi binjtë nga i ke

ndalu pak merrmë dhe mua

hidhëm tej në tokën time

atje lart ku kam shtëpinë

ku ka rrënjët kënga ime…

Mbledhur nga nga libri

“Himara në Këngë”)

About Post Author