Hipnoza e besimit-Llesh Gjoka


Vragë e ndritshme është ecja mbi një tel cirku nëpër mjegull

Është rruga që largësive do të përhumbet sërish

Hijedrita që lëviz me kohën

karuselin e shpejtë

Është e gjatë prova e durimit jo si një lojë e thjeshtë

Aq sa shermasheku në jetën e ekzistencës.

Veprat janë aty duke krijuar një Dhjatë tjetër

Dhe pa kushte bulon vetmohimi ynë

Duke tërhequr pas vetes ithtarë të besimit

Se e nesërmja duhet patjetër të ndriçojë.

Dhe kështu plani ynë merr jetë përsëri

Sa më shumë pishtarë le të ndezim farfurí

Se paqja ka formulën e gjakut tonë të pashprishur

Brenda nesh jeton besimi që na udhërrëfen e na prin.

Ne duhet ta pranojmë hipnozën e epërme

Që na jep frymën dhe gjakun e dashurisë

Që na shtyn gjithnjë e të bashkuar drejt paqes

Përpara se mendimi të bie në krim

Që na bën të jemi kumbarët e pagëzimit

Përpara se të hapim varre nën klithmat e urrejtjes.

Ne duhet çdo herë aty në gjysëmdritë

T’ia pëshpërisim shpirtit uratën e shërbesës

Që na lartëson si një kullë ku sundon ligji i njeriut

Dhe në majë kemi ngritur një flamur gjithëstemash

Me ngjyrat e të gjithë kombeve pa dallim.

Sepse unifikimi na bën më të fortë dhe më të mëdhenj

Na bën të brohorasim si fitimtarë

Në piedestalin e ngadhnjimit final të lirisë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.