“Hiq Syzet e Errëta Zyshe…Piro Millona Minella


Piro Millona Minella

“Hiq Syzet e Errëta Zyshe…shikoje realitetin në sy.. se ke dhënë edhe Ti “kontributin” tënd si pjesë aktive e tij…..!!!”

…..Para disa vjetësh ndoqa ne televizor nje lajm, qe me ka mbetur ne mendje. Nje pallat 4 katesh ne Milano nje dite te bukur, u “shkermoq”. Konkluzioni i eksperteve ishte i thjeshte: U prish struktura e brendeshme e pallatit.
Edhe shoqeria jone Zyshe eshte “shkermoqur”.
Nuk mund te rigrihet mbi keto germadha, qe e sollem po ne vete. Duhen themele te tjera te reja mbi nje toke te sigurte, pa lekundje e qendrueshme.
Besoj se edhe ju keni rolin tuaj ne kete proces…..
Mosha mesatare dikur ne vitin 1990 ka qene diku rreth 30 vjec, konsideroheshim populli me me moshe me te re ne Europe, kurse sot besoj i ka kaperxyer 42, Zyshe me Syze të Erreta.
Tregon se gjaku i ri po “can” ferren, po iken nga syte kembet.
Guri i rende ne vendin e vet.
Besoj eshte dhe kontributi juaj ne kete fenomen…..
Lindjet me vdekjet ne nje vit keto vitet e fundit jane pothuajse te barabarta. Biles ne dy vitet e fundit vdekja kane marre revanshin ne raport me lindjet.
Kuptohet kush do te pjelle mosha vërtitet 40 deri 60 vjece.
Eshte dhe kontributi juaj Zyshe me Syze te Erreta…..
Martesat ne shume rrethe te medha jane ne raport te tilla. Ne dy martesa nje shkon e sigurte ne divorcim. Shkaku kryesor thatesira ekonomike dhe shterpesia shpirterore.
Eshte dhe kontributi juaj Zyshe…
Para disa ditesh ne lokalin afer baneses time u ulen 4 te rinj. Ngriten kokat sa erdhi kamamrieri, qe mori porosine. Nje kafe te thjeshte. U zhyten ne celularet e tyre. Qendruan rreth nje ore. Asnje shkembim mendimesh biles as veshtirmesh mes syve te tyre.
Kur u ngriten pasi paguan. terheq nje syresh dhe e pyes:
-Cfare bisede shkembyet mes jush.
Uli koken dhe iku pa thene asnje fjale.
Mu dhimbs Zyshe. Eshte dhe kontributi juaj…….
Hyj ne nje kancelari dhe kryej nje sherbim te thjeshte Fotokopje te kartes se indetiteti nga te dy krahet, ne tre kopje. Ne banak ishte nje cupe bukuroshe e re rreth 25 vjec. Kur i thashe
-Sa kushton.
Filloi te perpeliste syte. Nuk bente dot hesa[in. Zyshe me Syze te Errta. E ndihmova une.
I bej befas pyetjen tim:
-Sa bejne 9 x7 dhe nxorra 2 mije leke te vjetra tja jepja.
Mu dhimbs Zyshe ku e keni katandisur ju. Nuk e dinte. Terhoqa mbrapsht monedhen dhe i thashe:
-Do ta jap kur te kesh mesuar tabelen e shumezimit.
Kur vajta per here te dyte ne po ate dyqan per te kryer sherbimin e rradhes, sapo me pa vajza e re mu shmang dhe vjen nje grua ne moshe.
E kuptova nuk e kishte mesuar sa bejne 9 x 7.
Sic duket nuk kishit shkuar ju ne leksionin e rradhes per tjua bere pyetjen.
Se kuptohet ishit ne takim me personalitet dhe kete e keni dokumentuar edhe ketu ne FCB kur keni dale e qeshur ne mes “Te personaliteteve” dhe harruat ate studenten e varfer, e cila e ardhur nga nje rrethine ne kushte teper te veshtira ekonomike plus dhe shpenzimet per te blere dispencat tuaja dhe kurset, besoj e kupton si i siguron ato te ardhura duke “shitur” cdo gje edhe trupin edhe shpirtin e saj.
Isha duke udhetuar nga Elbasani ne Tirane, ne autobus ne krahun tim te djathte afer penxheres ishte ulur nje baba i ri me nje femije rreth 5 vjec ne preher. Per te qendruar i qete i kishte dhene celularin dhe vogelushi kishte humbur ne te.
I them:
-Mos se po e vret. E di si do te behte ky vogelush 25 vjec, ja me ndiq mua.
Ne krahun tjeter te sediljeve ishin ulur dy vajza te reja rreth 25 ose dicka me shume. I bie ne sup njeres dhe kur kthen koken e pyes:
-Besoj jeni mire me internetin.
Pergjigjen e dija, shume mire.
Pyetja ime sa bejne 9 x7, me nje qeshur dhe siguri ne fytyre ma kthen 56. Po i thashe pergjigje e sakte.
Neser me siguri do te behesh udheheqese, si ai i sotmi 7 x7 = 42.
Ju ktheva prindit te ri:
-Ky vogelush sot 5 vjec keshtu si keto cupat do te behet 25 vjec.
Njehere tjeter Zyshe isha ulur per qejfin tim per nje kafe.
Krah meje ishin ulur dy te rinj. Ngrihem me miresjellje i pershendes dhe pasi kisha marre nga kamarieri nje flet nga blloku i tij i llogarive dhe nje stilolaps, i drejtohem cupës bukuroshe.:
-Te lutem me shkruaj nje fjale se do tja jap dikujt se si me i vjeter ne moshe me dridhet dora. Fjalia ishte “Ju lutem ju pres sot ora 18 tek vendi i zakonshem”.
Zyshe, bukuroshja me pa nje moment dhe filloi te shkruaje.
Me beso nuk e dinte te shkruante “J” e madhe me germa dore. Eshte edhe kontributi juaj Zyshe me Syze te errta.
Na erdhi ne pune nje cun i ri bukurosh ose i i thone sot “Pallosh” , i bukur sa u bene kot jo vetem vajzat e reja, por edhe grate ne moshe. E mbante veten per Jurist Zyshe me Syze te errta.
Dhe mburrjen e kishte ne maje te gjuhes, Ishte i kamur me lokal te te jatit. Nje dite me erdhi ne “shteg”.
Kur ishim rreth 6 ose edhe me shume ne lokal duke rrufitur unë kafenë i them:
-Ke mbaruar Juridikun, po ne cilin Universitet. Ma tha emrin, sigurisht qe ishte Universitet privat ne ato kerpudhat qe jane shtuar aq shume dhe ku jeni edhe pedagoge se ju paguan mire. I bej pyetjen:
-Ke bere 3 +2 .
Po- me tha.
-Dakort- i thashë më thuaj te lutem emrin e nje lende qe ke bere ato 5 vjet.
Me beso Zyshe me Syze te errta. Me shikoi ne sy si “guak”, nuk foli . Besoj e kupton.
I bej pyetjen tjeter:
-Une e kam shtepine perballe Universitetit tuaj , eja nje dite me trego bangen ku je ulur nje dite ne keto 5 vjet.
Sigurisht qe nuk morra pergjigje.
Llogjika ishte 2500 euro ne vit gjithsejt 12 500 euro dhe nje “dhoro” 500 euro rrumbullak 13 000 euro kaq e bleu miku juridikun dhe sot eshte ne istitucionin e privilegjuar.
Eshte edhe kontributi juaj Zyshe me Syze te Errta.
Ne autobuzin urban kur udhetoj here pas here. Nje rast tipik. U hap dera dhe une per miresjellej i liroj rrugen nje femre te hypte para meje. Ajo vrapoi zuri nje karrike vuri kufjet ne vesh dhe celularin dhe ktheu koken nga dritarja Une ne kembe perbri saj. Nuk mu durua e prek ne sup ngre koken dhe e miresjlle i them:
-Mund te ulem une se jam me i vjeter ne moshen e babait tuaj por edhe te gjyshit, normale mund te jete.
Pergjigja e saj me befasoi:
-Nuk mund ta bej se edhe une kam paguar 400 lekeë të vjetra dhe uli syte ne cel.
Këtu unë ngrita zërin:-Po bija ime sot të dy kemi blerë biletën me të njëjtën vlere 400 leke tp vjetra, por une kam paguar mbi 40 vjet bileta në raport me Ty. Këtë autobuz dhe këtë rrugë e kam paguar une dhe brezi im. Cohu.
Meqënëse nuk di shkrim e këndim po të sqaroj Pika 14 e rreguzllores së brendëshme të autobuzit prapa shoferit ne xhan thote: Vëndi u rezervohet, invalidëve, grave shtatzena te moshuareve dhe mundësisht u lirohet vëndi edhe Zonjave.
U “detyrua” çupa e “përkëledhur të ngrihet dhe me pa me inat.
Eshte Kontributi edhe juaji Zyshe….
…Kurse ju Zyshe me Syze te Errta, vazhdoni rrugen drejt “ngritjes profesionale”, keni kapercyer me rradhe te gjitha shkallet e kualifikimit deri ne Doktorature. Ku kualifikim ju duhet per te siguruar vendin e punes dhe per te perfituar bonuset qe rrjedhin me V K M. Sot gjen cdo lloj materiali hyr ne internet dhe plagjiatura eshte “lejuar” nga Kuvendi i Shqipërisë e deri poshte.
Cdo vit “krijoni” librat per studentet tuaj qe me shume “deshire ” i blejne ato po me kete “zell” vijne ne kurset jashte orarit mesimor, se edhe rezultate ne nota tek keta studente bejne diferenecen, se ju ne Auditor vini zakonisht nje ose dy here ne muaj dhe u jepni studenteve tere materialin mujor.
Kurse femijet tuaj me burimet “modeste te rroges tuaj” i coni per studime ne Universitete te degjuara te Europes, biles u keni sguruar edhe nje fjetje komode.
Po me keto te ardhura “modeste” i beni pushimet ne plazhet me te reklamuara te Europes.. Dhe per ironi te faktit i pozoi me shume kujdes edhe ne FCB dhe klikimet nga studentet tuaj jane lume “se behet apeli te nesermen”.
….Një sugjerim kur të merrni ndonjë “shërbim” nga ish studentët tuaj hiqni Syzet e Errta, nxirrni Celularin dhe bëni vetë hesapet, se ata e nxjerrin që dy numra tek po të mbidhen me njëri tjetrin e llogarisin përsëri shumën me shifër tek.
Edhe Ju kështu do të mbeteni një ditë “tek” Zyshe me Syze te Errta”…..