Hiqen të kulluar-Mialba Shehu 


Pa zbardhur agimi,

Gjumi seç më doli,

Gjyshin pashë në ëndërr,

Shumë të revoltuarë.

Bërtiste e thërriste,

Bënte si i marrë,

_Pse boshatisur vëndi,

Çfarë damllaje ka rënë.

Kërkonte llogari,

Gjyshi një për një,

Se i dhimbsej vatani,

Me gjakun e tij e lau.

Kur u nda nga jeta,

Seç iku i qetë,

E la Atdheun,

Ashtu siç deshën vetë.

U zgjova nga gjumi,

Ashtu e shushukatur,

Eee __thashë me vete,

Qëkam në ëndërr.

Se po të ishte gjallë,

Ai me shokët e vetë,

Sdo t’a linin vëndin,

Që t’a bënin lëmëshë.

Se këta Atdheun

Seç e gjetën gati

Dhe e trrumbulluanë,

Dhe hiqen të kulluar.

(Ruhet e drejta e autorit)