Hiqmet Mehmetaj-POÇJA E BRENGËS


Hiqmet Mehmetaj

  · 

POÇJA E BRENGËS

Zemra ime shkretë

Si fletëz lëkundet,

Varkëza mbi det

Nga dallgët përhumbet.

Se poçja e brengës

Vrer e helm më dha,

Në çdo çast të jetës

Mua nuk m’u nda.

Më kot ulëras

Shkret nê shkretëtirë,

S’gjeta një oaz

Ujë për të pirë.

Poçen e shoh vëngër

Tej dua ta plas,

Djall shfaqet në ëndërr

Ashpër i bërtas :

” Zhduku” ,por s’më zhduket

Poçja pa mëshirë,

Vjen në shtrat më futet

Më merr me të mirë.

H. Mehmetaj ( Nga vëllimi ” Ëndrrat e trëndafilit “)

About Post Author