Hiqmet Mehmetaj :Poçja e brengës


Hiqmet Mehmetaj

Zemra ime ,shkretë ,

Si fletëz lëkundet

Varkëza mbi det

Nga dallgët përhumbet.

Se poçja e brengës

Vrer e helm më dha

Në çdo çast të jetës

Mua nuk m’u nda !

Më kot ulëras

Shkret në shkretëtirë

S’ gjeta një oaz,

Ujë për të pirë !

Poçen e shoh vëngër,

Tej dua ta plas,

Djall shfaqet në ëndërr,

Ashpër i bërtas :

” Zhduku ,”, por s’më zhduket

Poçja pa mëshirë,

Vjen në shtrat ,më futet

Më merr me të mirë.!!!…

About Post Author