Hiqmet Mehmetaj:Amaneti i ëndrrës


Hiqmet Mehmetaj:Amaneti i ëndrrës

Në ëndërr një miku i zemrës më tha :

” Mos hiq dorë nga çupëzat, im vëlla,

Unë vetë u mora ,po s’u ngopa dot,,

M”u duk si një ëndërr, në varr po derdh lot.

Punën që ke nisur, të lutem vazhdo,

Përmbi gjinj çupëzash mbrëmjeve qëndro,

Në sy detekaltra ,o mik më lundro,

Sosma amanetin dhe mos më harro !”

Eh ky ” dreqo” mik që m’u shfaq në ëndërr,

Me një sy vashe më qëlloi në zemër.

A e dini ç’mik më erdhi kaq pranë?

Vetë i madhërishmi Omar Khajam.

Dhe këtë amanet dua që ta sos,

Tok me shtojzavallet do të qesh e loz,

Me çupat hyjnore në vargjet e mia,

Si lēndinë prilli të çelë poezia !

Pastaj lumturisht kur të ndërroj jetë ,

Në një botë tjetër pret miku Poet

Më pret miku im me një tufë lule,

Me buzën në gaz , ledhe e pekule !…

About Post Author