Hiqmet Mehmetaj:Brengë


Hiqmet Mehmetaj:Brengë

Poeti Hiqmet Mehmetaj shkruan në facebookun  e tij:Mirëmëngjesi, miq të mi !

Vdekja makabre e engjëllit Mateo më bëri të ripostoj poezinë:

Brengë

Me sytë e mi shoh botën përmbysur,

Shoh jetën të shkatërruar, të vrarë,

Shoh fatin mjeran, gur të rrokullisur

Dhe sahanlëpirësin pusht- pushtetar .

Shoh zemrën e brishtë keqas zhgënjyer,

Të virgjërën përdhunisht zhvirgjëruar,

Shoh të vërtetën nga gënjeshtra thyer

Edhe të ndershmen çnjerëzisht çnderuar !                   

Shoh lirinë me zinxhirë të lidhur

Dhe artin që heq shpirt, i nëpērkëmbur,

Binjaken varfêri me mua lindur,

Trurin tim të mpirë ,përdhe të shëmbur !

Në pellgun e brengës dergjem i mekur,

Një fije shprese a kam për ta gjetur?!

H. Mehmetaj .

About Post Author