Ripostimi i kësaj poezie bêhet për të përshëndetur mikun tim ,Ruzhdi Bajrami .
Cigania
Statujë e bronxtë, billonjë e lëmuar,
Me brishtësinë tënde edhe syt’ e shkruar,
Cili s’ngatërrohet,
Në udh’ kur takohet ?!…
Nën atë zhele me rrudha zhubrosur,
Endet trupi yt si kalli i sosur,
Sa keq i mbuluar,
Sa i ëmbëlsuar !
Me fytyrën tënde aq ëngjëllore,
Sëmboi nëpër ëndrra zemrat mizore !
E purpurta këmbë,
Le t’i lerë pa mend !…
Nën hijen e gjinjve, as më thua pak,
Natën kush strehohet e bie në mëkat ?
Ah, po…një cigan,
Prehet nën tufan !…
Ti plot nur e hir, mirësi dhuron,
Saqë çdo poet në mëkat e çon;
Princesh’ në romane
e sallat mondane !
Po ec si lozonjare .e trupin e derdhur,
Me flokët valëzuar përmbi shpinë hedhur !
Ngjallmë frymëzime
Edhe ëndërrime !
H. Mehmetaj
Llakatund 2002 .
